Familja Berisha sulmon Mark Markun: Dorëzo mandatin e deputetit, ti s’ke bërë asgjë për PD-në e tani na jep mend

19 Korrik 2021, 12:27Politika TEMA

Kritikat e forta të Mark Markut në Kuvendin e PD-së, edhe pse Sali Berishën nuk e ka sulmuar, duket se nuk iu kanë pëlqyer shumë tek familja Berisha.

Kjo, sidomos për kërkesën e tij për rithemelimin e PD-së.

Për këtë arsye, në portalin e familjes Berisha është botuar një koment i shkruar nga një prej njerëzve të afërt të Berishës, në të cilin i kërkohet Markut që të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi ai s’ka bërë asgjë për PD-në dhe se meriton ta përfaqësojë atë në Parlament.

Shkrimi kundër Markut

Tashmë Markun, deputetin e porsa zgjedhur, thuajse e njohin të gjithë. Ndërsa Indrit Hoxhën besoj e njohin më pak. Po pse i bashkova te ky shkrim? Ç’dua të them me këto dy emra?

Marku dhe Indriti kanë qenë më parë deputetë.

Marku katër vite, Indriti një pasdite.

Marku një legjislaturë të plotë, Indriti një çast, ca disa minuta. Nuk pranoi të betohej se ky parlament, i deklaroi me guxim ai, është i jashtëligjshëm dhe nuk mund të rri mes këtij llumi. Kaq foli dhe doli. Nuk pranoi rrogë të majme, benefice pa fund. Shkurt u tregua demokrat i vërtetë, nuk u bë vegël, qëndroi si burrë.

Pas këtij gjesti kurajoz Basha e pa të udhës që Indritin mos e qaste në asnjë listë deputetësh.!!!

E la mënjanë sikur Indriti të kishte ikur në hënë. E ndërkohë Basha u kujtua se më parë PD-ja kishte në kuvend një deputet me emrin Mark ndaj e thirri dhe jo vetëm e shkroi me stilograf emrin e tij, por edhe e bëri kryetar të zonës së Lezhës.

Kështu historia rrodhi së prapi. Indriti bënte fushatë që Marku të bëhej deputet.

Nuk ndodhi veç me Indritin. Në Korçë kryetarja e rinisë demokrate, Soela Myrtollari, që katër vite protestoi e mbajti bashkuar dhjetëra të rinj u vu të punojë që të bëhej deputet Salianji apo Spaho, apo dikush tjetër. Pa folur për kryetarin e Korçës Mano i cili mblodhi aq vota sa mund të zgjidhej tre herë deputet. Por ja që nuk i vlejti besimi i votuesve. Partia e shkrojti poshtë vijës së fitores.

Ndërkohë Mark Marku në kuvend kërkoi Rithemelim të PD-së. Përveç kësaj renditi plot mangësi dhe më e thekura qe shprehja e tij: ‘Na vodhën, por edhe humbëm.’

Më ngjau si filmi ‘Zonja nga Qyteti’ me frazën: ‘Qumështin fshatit ia doni, çunat nuk ia pëlqeni për dhëndurë!’

Marku ka të drejtë. Ajo parti u vodh nga Rama, por u ‘vodh’ dhe nga Marku. Se u katapultua pa garë, pa krijuar frymë, pa rrezatuar besim, pa ngjallur shpresë. Mark-ër pati në çdo zonë. Ishte zgjedhje e kryetarit, jo dëshirë e votuesve.

Dhe ai rezultat që u arrit erdhi prej Ramës, prej qeverisjes së keqe të tij. Jo prej fushatës prozaike që u bë.

Sot PD duhet reformuar.

Padyshim që do strukturuar dhe aty duhet plugim i thellë. Kjo nuk arrihet me teori e manuale, siç deri tani, por me garë dhe pa kulisa e pa klientelë. Në se Marku e ndjen dhe e do, siç unë e besoj vërtet, duhet ta dorëzojë mandatin. Ta marrin ata që qëndruan pranë PD ditë e natë. P.sh t’i jepet Indritit, Soelës apo plot Indritëve që kur u erdhi deputetllëku te dera e larguan me neveri. Nga që donin mandat të pastër, ligjor dhe plot moral.

Reformat efikase fillohen nga vetja, ndryshe do na ndodhë si me ujin e Lali Erit.

Që na e shet për të pijshëm kur të gjithë e dimë se ai ujë ‘pihet’ veç nga lavatriçja.

16 komente në “Familja Berisha sulmon Mark Markun: Dorëzo mandatin e deputetit, ti s’ke bërë asgjë për PD-në e tani na jep mend”

  1. mali me gropa says:

    Megjithse nuk kam asnjë simpati dhe rrespeket per Markuc Markun, i bëj thirrje edhe unë, që ta dorzojë mandatin e deputetit që ja ka dhënë familja Berisha për të perfaqsuar në kuvend partinë private të fkesaj amilje. Atëherë dorzoja 10-shen Gjergjit….!

    1. Vranakonti says:

      Sa shpejt e shiten kete Mark Markun keta te familjes se Berisha dhe vete PD-ke.Turp me te madh nuk ka.Mandatin Marku nuk ka pse e dorezon se ate mandat nuk ja dha Sali Berisha por elektorati i Lezhes.Preandaj familja e Sali Berishes te mos haj mut kot.Ata jane pisa njerez.

    2. k says:

      PD eshte pronë private e familjes “non grata” të korruptuar dhe mafjoze.

  2. Ani says:

    Ky Xhafka ben si I persecutuar I komunizmit….u pika…..

  3. Katnar i djallzuar says:

    Esht nje loj e felliqur. Duan nje te besuar ne Europ apo SHBA. Mark mark smund te ndryshoje sa hap e mbyll syte. Ky ishte ithtar i tyre neper studio. Tani kur doli kunder. Apo teoria e njeriut te ri perkrahet nga ish te rinjte revoluciinare te veriut.

    1. Haki Stermilli says:

      Respekt @katnari. Ndajmë të njëjtin mendim.

  4. Asd says:

    Problemet e PDse ka nisur ti zgjidhe SHBA. Shpesojme shpejte!

  5. mirditori says:

    Marku ka identitein e tije, parimet e tije, kulturen e tije , traditen e tije dhe ju duhet te lani gojen dhe kembet kur te flisni per Mrk Marku.
    Ju me ngjasoni me ata qe keni ardhur ne kundershtim me ligjin ne token e tjetrit dhe madje keni ndertuar pa leje dhe keni apliku edhe per legalizim dhe i thoni pronarit autokton te Tiranes ik nashi e na ler ne dhe mos fol ma ti.

    PD-ja duhet te distancohet menjehere nga familje Kumbaresh, te shpallur non grada nga USA.

  6. Lungara says:

    Mor po si edhte e mundur keta PD-istet te kene nje logjike kaq te shkurter. Lexon komentin me siper dhe nuk gjen asnje perputhje llogjike per ate qe duhet bere fjale, qofte edhe kur e shikon nga pozita e nje PD-isti.

  7. Shqiptari says:

    Është vetëm fillimi i një tragjikomedie që do luhet live dhe do gajasë terë publikun.Bëni durim dhe do e shijoni!

  8. Shoku says:

    Une mendoj se ky shkrim,dal nga familja Berisha ,nuk drejtohet kunder Mark Markut,por kunder Bashes. Basha nuk paska vleresuar Indritin qe nuk pranoi te merte mandatin e deputetit,pas largimit te Bashes, por paska perkrahur Mark Markun. Tani cili e ka fajin ? Marku qe foli kundra Bashes,apo Basha qe e perkrahu,madje e caktoi edhe ne komisionin e “perzgjedhjes” se kandidateve,por pastaj i tha shko ne Lexhe e fito. E Marku fitoi .te lumt o Mark. Basha qenkerka i pabese ndaj Indritit. Ta gezosh ,o Indrit Bashen se leket e deputetllekut i mori ai qe zuri vendin tend. Ty te te rroj Basha e Partia,pa leket i mori shoqeria.

  9. Plepi says:

    Marhut i ka hy frika , dhe ka ber llogarit , me mir me me te forti burra ,,,USA .U tregu kopil dreqi , ec e thuj ,,,,,,

  10. Taulant says:

    Per “mirditori”
    Zoteri, Mark Marku (nuk dua te perdor fjale te pa hijeshme ne vend te emrit te tij) eshte “toke e xanun” e familjes kobezeze, Sali Berisha, mos te te genjej mendja se ai, (Marku) ka dinjitet, parime e aq me pak kulture.
    Sa per “identitet”, ai ka aq sa ka nje çakall.

  11. saliu says:

    Imagjino se cfare llogjike debile ne artikullin e mesiperm!!! Dhe ne fakt keshtu jane shumica totale e asaj partie!!! Bageti politike…

  12. sali says:

    Po dhe ky prodhim e zbatues i urdherave te Saliut eshte

  13. Demokrati says:

    Gazetar, jepi burimin e lajmeve qe shkruani. Akoma vijoni me keto metoda amatoreske. Behuni gazetar profesionist, ate cfare thoni mbeshteteni ne burime. Kush e ka shkruar kete artikull dhe ku mund te gjendet, pasi mesa kuptoj, ju thjesht po beni nje prezantim te ketij shkrimi duke e “cituar” ku nuk merret vesh fillimi dhe mbarimi.

    Ne lidhje me shkrimin, autori ka te drejte ne nje aspekt. Mark Marku ka 4 vjet qe eshte provuar ne politik, dhe me te drejte dyshohet se nuk do te japi ndonje kontribut, pasi ne ato vite qe ishte nuk pati asnje rezultat pozitiv. Indriti nuk u provua, por as mund ta gjykoj pervec atij idiotllikut qe beri “show” ne parlament. Por qe te thuash qe beri dicka te madhe, kur thjesht i erdhi rradha ne liste pasi doreheqjes se turpshme te numrit pararendes, ne mendimin tim ai ishte ne kohen e duhur, ne castin e duhur. KAQ! Ska asnje merite tjeter. Te quhet valle merite te mos pranosh te marresh funksionin e deputetit? Smund te pajtohem me kete mendim.

    Nga ana tjeter, autori harron qellimisht qe Basha se bashku me pjesen me te madhe te deputeteve te tjeter te PD, jane kaste e vjeter, e sprovuar, pa asnje vizion, pa intelekt dhe pa kontribute demokratike. Pervec destabilizimit te vendit dhe rrenimit te ekonomise, nuk mund t’i atribuohet asgje tjeter. Minister i Jashtem – Lidhi marreveshje me Greqine duke shitur vendin. TURP, gjithmone do jete me ju. Si Minister i Brendshem – u vrane 4 protestues te pafajshem dhe pa armatosur. Si Kryetar Bashkie te bashkise me te madhe ne vend – Absolutisht asnje investim, asnje ndryshim pervec linesit ne qender te Tiranes. Kishte dhe pushtetin vendor dhe qendor ne te njejten kohe per dy vjet. Per me teper, shkaterroi stacionin e trenit ne kryeqyetet duke e kthyer TIranen ne te vetmin kryeqytet Evropian qe nuk ka stacion treni! Kryetar i partise me te madhe opozitare ne vend – Ka humbur 3 here rreshtazi zgjedhjet. Ka cuar popullin ne “lufte civile” per muaj te tere. Praktika e punes se treguar tashme eshte dhune, shkaterrim, dizinformim. Pavarsisht 3 humbjeve te thella rradhazi, ende mendon se ka fituar! I shkreti, per te ardhur keq se ne cBote jetoje keta njerez! Me te tille njerez mendon PD do eci perpara? Ende i dine njerezit budallenj, prandaj merreni me keto demagogji. Shohin ende qe e vetmja menyre per te ardhur ne pushtet nuk eshte persmes nje programi te mirefillt elektoral, por permes premtimeve BOSHE, “do ul taksat, do rris rrogat, do sjell uji, drita, investime”. KETO JANE BOSHE ZOTERI, genjeshtra! Nuk ka shance ne asnje vend te botes qe te ulesh taksat dhe te rrisesh shpenzimet. Nuk ka logjike ekonomike pasi e con vendin ne kolaps! Ketij mendimi asnjeher nuk i jeni larguar si parti e uzurpuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje