Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër, çfarë duhet të kenë parasysh fermerët

19 Korrik 2021, 14:21Politika TEMA

Është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve në fshatin Barbullush të Shkodrës.

Pas konfirmimit përmes analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjesimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preçi  thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

Çdo fermer i cili shet shpendë duhet të jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera.

Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje