FOTO/ Në kërkim për trafik armësh, arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

19 Korrik 2021, 13:34Politika TEMA

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është arrestuar nga uniformat blu në Prishtinë, pasi është hasur në një lokal në lagjen Emshir të kryeqytetit.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

 

6 komente në “FOTO/ Në kërkim për trafik armësh, arrestohet këngëtarja Fjolla Morina”

  1. Zot larg tyne says:

    Tash te gjajn edh stresin e tkënojn si jan ba tym ne nje qeli.

  2. Asd says:

    Qe eshte budallice, kjo eshte e qarte por denimi eshte shume i rende. Jo me shume se 3 muaj dhe nje gjobe do te ishte me e sakte …si per here te pare. Gjykata ka frike kriminelet e vertete, nderkohe qe Fjollen nuk e paskan frike. Sa per trafik armesh nuk kishte nevoje sepse Shqiperia eshte “eksportuese”.

  3. Tironci says:

    Fjolla denoj veten se u arratis nga arresti shtepis me mendjen qe shtet shqiptar vari teneqen , nuk besoj qe perfiton ulje , megjithate zoti e ndomoft e dhjeu muabetin.

  4. Fatos says:

    Ligji është ligj, mos ta kishte bërë dhe mos të arratisej kjo kurvë e shëmtuar.

  5. dritan says:

    Kjo eshte vrasese dhe prostitute….

  6. Shqiptari says:

    Romaket thoshin se :”Jupiteri me pare te merr mendjen,pastaj te merr mallin dhe gjene”.Dhe Fjolles nuk i dilnin parate qe nxirrte ne koncerte,por donte dhe dy kobure,te cilave do u hiqte thepin dhe do i fuste ne …
    Denimi eshte i rende per nje femer.
    Do ishte shume me e arsyeshme te denohej 3-4 muaj dhe te dergohej ne Peqin te bente hajgare me te denuarit e perjetshem dhe ata mbi 25 vite burg.
    Ky mund te quhej denim me pune ne komunitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje