Qeveria italiane pritet të vendosë kufizime për qytetarët e pavaksinuar kundër Covid-19, për të parandaluar kështu rritjen e raste të reja.
Sipas The Guardian, personat që nuk janë vaksinuar plotësisht mund të mos shërbehen brenda në restorante dhe bare, si dhe mund t’iu ndalohet hyrja në stadiume, muze, teatro, kinema, pishina dhe palestra.
Qeveria shpreson që detyrimi për të paraqitur gjithshtu një “leje jeshile”, kur udhëton brenda vendit me tren ose aeroplan, do të stimulojë më shumë njerëz për t’u vaksinuar. Dekreti pritet të miratohet këtë javë dhe mund të hyjë në fuqi nga 26 korriku.
Vdekjet dhe shtrimet në spital për shkak të COVID-19 kanë rënë ndjeshëm që kur Italia përshpejtoi programin e saj të vaksinimit.
Rastet e të infektuarve janë rritur nga variant Delta gjatë javës së kaluar, pasi vetëm të dielën u raportuan 3,127 raste të reja.