Protestë për muzikën? Rama i prerë: Lungomare ka ndotje akustike të tmerrshme, kush do të kërcejë të organizohet në natyrë

19 Korrik 2021, 12:40Politika TEMA
Protestë për muzikën? Rama i prerë: Lungomare ka ndotje

Kryeministri Edi Rama reagon pas pezullimi të shërbimit të bizneseve në Lungomare. Rama shprehet se të gjithë ata që duan të kërcejnë dhe të këndojnë gjatë natës mund të organizohen në natyrë dhe pika të tjera ku nuk i shqetëson njeri.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë 2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikor.e tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e deti

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.

5 komente në “Protestë për muzikën? Rama i prerë: Lungomare ka ndotje akustike të tmerrshme, kush do të kërcejë të organizohet në natyrë”

  1. Sqepari says:

    E kundershtove kete, bej llogarine se e ke armik! Poshte lisit nuk duhet te mbije gje! ….dhe, se desh harrova, si inatci sja gjen shokun lartesise se tij kryeministrore, me buke ne traste, e ke, o Leli, qe I bere pis lungoleshin.

  2. Gimi says:

    Keto budallanjte qe duhen te shqirren qoni dikund ne mes te detit dhe le te tranohen ,se ne pylle i pengojne gjallnesat tjera.Ne boten e civilizuar muzika neper lokale ndegjohet vetem mbrenda dhe jo jashte tije ,pa marre parasysh oren kur ajo ndegjohet.Kjo duhet te vleje edhe per Shqiperin.

  3. shqeto says:

    Sakte dhe prere. Ashtu si pushtuan plazhet e popullit qe i kishte falas, duan te pushtojne dhe qetesine e tij kur kthehet nga puna e do te pushoje e flere.

  4. Outspoken says:

    BRAVO Rama!
    Turistet kur vijne me pushime, Duan te shijojne natyren pa i u shurdhuar veshet nga muzika e tallavase dhe ambienti minigangsteroz,
    Gjithashtu Duhet te shtohen kontrollet e Higjenes neper restorante dhe fast fude,
    Ligji, Ndergjegjia, dhe disiplina sjellin Mireqenie !!!

  5. Outspoken says:

    BRAVO Rama!
    Turistet kur vijne me pushime, Duan te shijojne natyren pa i u shurdhuar veshet nga muzika e tallavase dhe ambienti minigangsteroz,
    Gjithashtu Duhet te shtohen kontrollet e Higjenes neper restorante dhe fast fude,
    Ligji, Ndergjegjia, dhe disiplina sjellin Mireqenie ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje