A do ia uroje festën e Kurban Bajramit kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Dritan Leli

20 Korrik 2021, 13:21Politika TEMA

Kreu i bashkisë së Vlorës ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte edhe kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë Leli u përgjigj: Absolutisht po.

Para zgjedhjeve të 25 prillit ka patur një përplasje të fortë dhe mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës. Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Edhe pak ditë më parë, kryeministri ironizoi  Lelin, teksa pastroi vetë mbeturinat e hedhura në tokë.

Ai tha se është turp që turistët e huaj dhe shqiptarë të shohin këtë pamje, ndërsa theksoi se “ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë ta pastrojnë”.

2 komente në “A do ia uroje festën e Kurban Bajramit kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Dritan Leli”

  1. K says:

    Pyetja eshte si K/minister apo si katolik?

  2. Islamizimi eshte kanceri i kombit shqiptar says:

    ..shikoni sheshin skenderbej si mblidhen si mizat ne letren higjenike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje