Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben Ristani mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, sipas votimit nga anëtarët e selisë blu, të shtunën e 17-Korrikut.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhje Skype, Kreshnik Spahiu deklaroi se arsyeja që Ristani mbeti jashtë kësaj liste është pasi ky i fundit ka dijeni për dosjen e 1 mln eurove të Lulzim Bashës.
“Ristanin, a e dini pse e kanë nxjerrë jashtë partie? Se Ristanit i ka një borxh të madh, se i dha dhe mandatin.
Ristani është i vetmi njeri që ka dijeni për dosjne e Lulzim Bashës, për 1 milionë eurot që u pastruan në Amerikë.
Dhe ka dijeni për dy vajzat që po punonin për shërbimin rus dhe që kryen transaksionin financiar nga banka ukrainase për në bankën e Skocisë.
Është njeriu që ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës dhe kjo është arsyeja që është larguar Ristani”, tha Spahiu.
Spahiu u shpreh se Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha. Dhe sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse ky i fundit u shpall non-grata.
“Të dini një gjë. T’i themi gjërat troç! Lulzim Basha është rrogëtar. Burri i parë, gruaja e parë. Çdo gjë në atë parti, është vetëm një njeri…
Dhe kjo është arsyeja themelore, pse SHBA-të e kanë shpallur non-grata. Nuk e kanë shpallur non-grata për faktin se ka kryer korrupsion. Jo! E keni gabim! Do të ishte dhe Fatos Nano, Non-grata në SHBA.
Sali Berisha është shpallur non-grata nga SHBA-të për faktin sepse është kryetari defacto dhe në hije i opozitës shqiptare”, tha ai.
Spahiu nuk e ka kursyer edhe ironinë ndaj kritikëve të Lulzim Bashës, sa i përket akuzave se lideri i demokratëve ka kontribuar në vendimin e DASH për ish-kryeministrin Berisha. Ndër të tjera, Spahiu zbuloi se edhe Lulzim Bashës mund t’i jetë hequr viza amerikane.
“Duhet të tërhiqen të gjithë kritikët e Lulzim Bashës të cilët sajojnë një përrallë të tillë që SHBA-të dhe presidenti Biden bënë çfarë thotë Basha.
Po mirë mo, po të jetë kështu, po Bashës pse i kanë hequr vizën amerikane dhe ka katër vjet që nuk udhëton në SHBA? Kur qenka kaq i fortë Lulzim Basha në SHBA sa me një shkelje syri DASH-it i thotë ‘s’më le ky dhe zgjidheni ju, duke e shpallur non-grata’”, tha Spahiu.
Keto qe thote zoti Spahiu,na cudisin shume. Po i marim si te verteta,pasi Basha paska kater vjete qe nuk shkel ne Amerike,apo ajo e nje miljon euro,pastrim parash.Atehere pse SPAK nuk vepron? Keto tek i di zoti Spahiu,pa le pastaj SPAK te cilet jane profesionista.Nejse,do vijne dite te reja me cudira te reja dhe do argetohemi.
Per mua ky shkrim ka shume me teper vlere se te gjitha hamendjet dhe shkrimet e gazetareve te tjere te marre se bashku