Mark Marku, "sulm frontal", kërkon “ngrirjen” e Berishës: Basha po përkeqësohet, Shehu po nxjerr PD-në në pension

20 Korrik 2021, 09:23Politika TEMA

Mark Marku u shpreh në emisionin “Log.” se duhet të ketë një “ngrirje” të përkohshme të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Sipas deputetit demokrat të zgjedhur në 25 Prill, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë.

Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë.

Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”.

Nga pikëpamja juridike shpallet fajtor kur e dënon një gjykatë. Grupi i PD apo Basha e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim për një deputet që ka fituar mandatin. Zgjidhja do të ishte, por Berisha ka vullnet dhe e ka dëshmuar për politikën, ai ka deklaruar se do të jem aktiv.

Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush” tha Marku

Mark Marku e cilësoi dështim Kuvendin Kombëtar të PD-së. Për fjalimin e Lulzim Bashës ai tha se ishte pa mesazh, ndërsa theksoi se nuk u bë analizë për humbjen.

Kongresi ishte një dështim, një fjalim i Bashës pa mesazh dhe në momentin që do të hapeshin diskutimet, filluan votimet për propozimet e Bashës, ishte formalitet, gjë shumë e papranueshme.

Nëse PD vazhdon kështu…nuk…. Kongresi që duhet të ishte forum debati që të bëheshin analiza nuk ndodhi” tha Marku duke shtuar se shenjat për demokratizimin e PD-së nuk janë të mira.

Jo vetëm kritika, por Marku kishte edhe akuza për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. “Listat orientohen, përzgjedhja nuk është edhe aq….kush i orienton? Grupi që ka organizuar Kongresin (Kuvendin)” tha ai.

Por cila është arsyeja e reagimit të fortë të Mark Markut? “Ai (Basha) po përsëritet të njëjtat gjëra si tetë vite dhe po i përkeqëson” tha deputeti.

Mark Marku kishte një sulm të hapur edhe kundër deputetit Tritan Shehu, që sipas tij nuk e do ndryshimin e partisë, pasi ka hallin e karriges së vet.

Ndryshim nënkupton edhe qarkullimin e elitave.

Unë nuk habitem që Tritan Shehu fliste se cfarë ndryshimi, cfarë rithemelimi, sepse ai mendon që PD të gjithë qëllimin e vetëm ka të nxjerrë në pension Tritan Shehun deputet, por ajo del vetë PD në pension.

Pra, ai e mendon PD-në si instrument, që enklediset pak, bën edhe ca punë të tjera, por është edhe deputet, normalisht nuk e duan ndryshimin, si mund ta duan ndryshimin, se nesër do i thonë shko përplasu në zonë” tha ai.

14 komente në “Mark Marku, “sulm frontal”, kërkon “ngrirjen” e Berishës: Basha po përkeqësohet, Shehu po nxjerr PD-në në pension”

  1. albi says:

    Ja ku e keni kryetarin e ardhshem: Mark Marku – kryetar i PD –

    Ky ben per kryetar. Ta thote perballe ca duhet bere. Nuk i plas per asnje.

    Nga veriu e keni. Bejeni Kryetar se do ju dale me mire juve PD-ista

    Ca rrini me Bashen. Basha eshte me keq se nje LLogaritar kooperative.

    Rrofte Mark Marku kryetar dhe Preng Prenga zv kryetar ha ha ha ha ha

    (Preng Prenga ka qene nje komshiu im. Njeri shume i mire. Emer tipik verior. Ka ne veri te Shqiperise njerez te mire dhe te zgjuar. Mos lini budallenjte ne krye)

  2. Demokrati says:

    Keshill nga djalli per PD . te largohet saliu dhe tritan i te rrije marku me çakejt do vij dhe mero baze vet ke PD . duhet me ndryshu emrin e partis se PD eshte partia e Doktorrave

  3. Mondi Barcelona says:

    Mark te kame uryer neper studio televizive para fushate, por te respektoj sote per te drejten qe thote
    Respekte

    1. Vranakonti says:

      Te kam inat o Mark por ma ndyshove bindjen,tani them se paske burreri dhe fije njerzilleku.Paske kurajo per ta thene mendimin tend ashtu sic e ke perball ujqerve te PD.Por kij kujdes se Berisha dhe Basha te vrasin naten dhe te qajn diten.Edhe Sokol Olldashin keta e vran dhe moren pjese ne varrimin e tij.Berisha dhe Basha kujtojn se poplli ha bare.Jo,jo,populli i kupton mire dhe kure vjen dita e gjykimit,pra e votimit,te japin ate qe te takon.Prandaj kij kujddes se Berisha tani eshte ujk i plagusur.

  4. Vranakonti says:

    Te kam inat o Mark por ma ndyshove bindjen,tani them se paske burreri dhe fije njerzilleku.Paske kurajo per ta thene mendimin tend ashtu sic e ke perball ujqerve te PD.Por kij kujdes se Berisha dhe Basha te vrasin naten dhe te qajn diten.Edhe Sokol Olldashin keta e vran dhe moren pjese ne varrimin e tij.Berisha dhe Basha kujtojn se poplli ha bare.Jo,jo,populli i kupton mire dhe kure vjen dita e gjykimit,pra e votimit,te japin ate qe te takon.Prandaj kij kujddes se Berisha tani eshte ujk i plagusur.

  5. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Parti dhunes eshte bere si byroja politike e enverit me pleq qylaxhinj e kriminel qe po i pijne gjakun ketij populli.
    Dikur kishim nje parti,sot kemi 100 parti me byro politike e me 300 antar te KQ dhe te gjithe hane ne kurrizin tone.

  6. drini says:

    Te shpallesh non-grata nga Amerika nuk ka nevoje te provohesh fajtor per t eikur nga politika. Faktet dhe provat jane dhe duhen per ta futur ne burg apo jo.
    Ishte PD para 30 vjetesh dhe ne vazhdim qe si model te demokracise ka pare Ameriken, tani te pakten moralisht dduhet ta ndjek politiken amerikane dhe te perjashtoje nga politika Sali Berishen

  7. Shqiptari says:

    Dorezat jane hedhur dhe sfidantet jane per here te pare perballe njeri-tjetrit.
    Kete radhe kemi te bejme me sfidant te hapur

    Gjoja sfidantet e meparshem dilnin ne arenen e gladiatoreve per t’u ndeshur,por nuk preknin Kampionin e kurorezuar perjetesisht ne fron,Berishen.

    Marku,me kurojo,ndonese jo i hapur perfundimisht,kerkon “nje ngrirje”,te të damkosurit nga Departamenti i Shtetit me grupin parlamentar te PD,pra nje fare distancimi.
    Kete Marku ia kerkon manekinit spitullaq te Berishes ne PD qe kerkon ta mbaje pa kallur ne dhe kufomen komuniste e cila e ka kontaminuar keq partine dhe po e çon drejt vdekjes

    Ndonese me tone te buta dhe tolerante,,Marku kerkon qe
    “Plakun t’a lene ne shejtnine e tij” dhe PD te narre fryme lirisht,me nje lidership te ri,me nje vizion te ri,me kauza dhe strategji te reja qe te çojne drejt pushtetit.

    A eshte Marku Sfidanti i duhur qe ka aftesine,vizionin dhe kapacitetin e nevojshem politik dhe intelektual,per te marre persiper barren e rende te Liderit te Duhur te PD-se,per t’a nxjere kete force politike ngs gropa ku e ka futut Berisha?!

    Marku e ka te qarte se Luli dhe shpura e tij e mbushur me Karavidhe dhe langaraqe te lodhur po e varrosin perfundimisht partine e Demokrateve.

    Zerat kunder dhe partite bija dhe mbesa te krijuara nga themeluesit dhe kontributiret kryesore te PD-se nder vite nuk arriten te zgjojne nga gjumi letargjik elektoratin e djathte dhe t’i shendrronin partite e tyre ne Lokomotiva te Ndryshimit.

    Tashme shtepia e demokrateve eshte ne zi dhe vazhdon te mbaje pa e kallur ne dhe Kermen Komuniste te Berishes.

    Shtepia e madhe e demokrateve eshte shendrruar nga Berisha,Basha,Bardhi,Tritanet,Mulet,Ballinjte,Xhaferret,Salianet,Dumat,Lumat,dhe Dum-Dumat ne nje Karkatine qe po shembet dita-dites dhe do i zere te tere brenda.

    Marku ben nje thirrje te hapur,ta lene karkatinen te shembet dhe te ngrene nje shtepi te re,modernr qe te kete vend per tere demokratet,po me nje kusht.Plaku,jo Mere,po Berisha te mos kete vend ne shtepine e re te demokrateve.
    Ai te vazhdoje luften personale me SHBA dhe t’i lere te qete demokratet qe duan ndryshimin pa kufomat komuniste

    A do jete Marku Gladiatori i duhur qe te arrije te munde ne arene trashegimtarin e fronit ne PD?!

    Kete do e tregoje koha.Marku e ka hedhur dorezen dhe eshte gati per nje dyluftim epik?
    Nese ai eshte pergatitur mire dhe ka besim ne sfiden e tij epike,koha do e pjeke si lider dhe do jete ne gjendje te mbledhe rreth vetes tere Ikanaket, te perbetuarit,qendrestaret dhe besimtaret qe duan ndryshimin,por duke kallur ne dhe kufomen e Berishes dhe duke larguar nga froni trashegimtarin e paafte dhe humbes qe po e çon PD-ne drejt shkrirjes oerfundimtare

    Koha do tregoje nese Marku do e fitoje sfiden me Bashen ose edhe ai do pesoje fatin e tere te larguarve nga PD!

  8. Edi Durres says:

    Po qe me kete interviste me duket me pak k.r ky muti…

  9. fredi says:

    Mirditore si te gjithe tjeret i pa’bese,pa’burrni dhe burracak,ptuuuuu robt ku ti keni.

  10. Tomi says:

    basha idiot po edhe tinzar ,pseudo i shkolluar ne perendeim po qe me veprimet dhe mosveprimet e tij eshte kokrra e komunistit ,vepron me dy standarde
    kur bene tom doshin non grata tha te jape doreheqjen etj etj
    tani q e njejta gje ndodh me ate bolen e vicidolit nuk flet …..dhe pastaj vjen dhe t ekerkon voten ,ti ske bole mer burre je kot ,si hyn ne une as dreqit

  11. xhoxhi says:

    Partia demokratike është afër greminës.Kudo dhe jo vetëm në politikë ndyshimi vjen nga largimi i atyre që kanë udhëhequr këtë parti.Që në vitin 1990 kur bëheshin përpjekjet për të ndryshuar sistemin politik nga komunist në demokratike thashë se ata që dolën për ta udhëheur këtë ndryshim nuk mund të bënin atë që duhej sepse ata ishin shërbëtorë të sistemit komunistt.Në këtë parti hynë sigurimsat,karieristët,komunistët delenxhinj etj etj me në krye Sali benë.Këta njerës për inetresat e tyre lejuan qëllimisht anarshinë,vjedhjen e pronës së tjetrit,shkatërimin e ekonomisë,industrisë,bujqësisë,blektorisë u rafshua çdo gjë.Për 30 vjet njerzit e kësaj partie vijnë vërdallë akuzojnë kundërshtarin për çdo gjë dhe nuk shikojnë se vetë janë parti e krimit.Kërkojnë pushtet jo me votë por me revolucion.Humbasin rëndë dhe nuk e pranojnë.Në çdo vënd të botës sa herë bëhen zgjedhje ka probleme por rezultati pranohet ndërsa kjo parti me Salinë në krye djegin kutitë,sulmojnë ministritë,bllokojnë rrugë etj ejt vetëm e vetëm se nuk fitojnë dot me votë.Prandaj e vetmja rrugë për të qënë parti që e duan qytetarët duhet të largohet Basha sepse jo vetëm që ska asnjë meritë në atë parti por ka hyrë dhe ofsajt dhe më vjen çudi gjithë ata demokratë nuk mund ta syrgjnosën në Hollandë dhe mos duket më..

  12. Dorian says:

    Ky gazetar-prof.dr.-politikan ecen ne rruge me 220 km/ore.

  13. Sokrati says:

    Habitem me kete ”profesorin” mark markuc marku!
    Ky i ”meson demokratet” per ngrirjen e berishes perkohesisht dhe se ky berisha mund te hyje ne Parlamentr, megjithese eshte shpallur ”non grata nga ShBA(!) per t’u ndeshkuar per 101 krime…
    Berisha eshte per t’u lidhur me hekura, mbasi shkaterroi te gjithe vendin, eshte pasuruar me vila e kulla, me shtepi e resorte, ndersa popullin e la me te mjere se c’qe, e arratisi dhe i hapi plage te pasherueshme. Ku jane meritat e ketij lugati, qe vdes per kolltuk?!
    Partia me emrin ”demokratike” as ka qene ndonjehere dhe as eshte demokratike. Ajo eshte thjesht nje parti terroriste, klanore, e korruptuar, pa njerezillek, pa moral, pa ide dhe pa vizion. Eshte parti e degjeneruar, qe sajon, shpif akuza, sajon akuza, manipulon dhe hedh balte ndaj kundershtareve pa asnje vlere konstruktiviteti.
    Nje parti e atrofizuar, e korruptuar, ku anetaret brehen nga thashethemet, egoizmi klanor dhe injoranca midis tyre, nuk mund te kete te ardhme.
    Te gjithe synojne karrigen, kur nuk e meritojne! Pd eshte e destinuar te prese radhen, per te numeruar humbjen e peste dhe lyli fajin do t’ia hedhe perseri kundershtarit, qe ”i vodhi votat”, duke e akuzuar per ”masaker zgjedhore”!
    Vendit i duhet nje tjeter parti e vertete demokratike, me lider krejtesisht te rinj jo vetem ne moshe, por edhe ne ide, te afte per te marre pergjegjesi e detyra historike perpara Atdheut dhe popullit dhe jo te mendoje per te mbushur xhepin personal…
    PD ka mbaruar misionin e saj te krimit.
    Nje tjeter Parti Kombetare e Re duhet te vije dhe atehere Edi Rama iken nga pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje