Yuri Kim mesazh pas Kuvendit të PD: Të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën

19 Korrik 2021, 17:19Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh në rrjetin social Twitter ku bën thirrje për distancim nga e kaluara.

Shumë diskutim këto ditë rreth historisë.

Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën.

Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”, shkruan Yuri Kim.

Ndërkohë, ky postim vjen pas zhvillimeve të fundit në PD ku të shtunën kjo forcë politike mblodhi forumin e saj më të lartë, Kuvendin Kombëtar.

Në këtë organizim një pritje të veçantë ju kushtua ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(TemA)

2 komente në “Yuri Kim mesazh pas Kuvendit të PD: Të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”

  1. shqip says:

    Në një të ardhme të papërcaktuar Shqup do kthehet si shtëpia me gjethe. Aty brezat do njihen me ish spiunet që u bënë demokratë. Që e dogjën Shqipërinë disa herë duke i vënë zjarrin deri dekoreve festive. Kim Faleminderit për vizionin tuaj. Ky popull i kap gjërat 50 vjete me vonesë. Megjithatë deri sa ti kuptojë mesazhet, kjo masë amorfe do vazhdojë të dëmtojë akoma. Jo të gjitha vendet e kanë këtë dreq fati, ta ndajnë hapësirën me tribalë e me Babalë.

  2. Kriminelet para drejtesise says:

    Z.Kim Faleminderit per kembenguljen te ndihmosh popullin demokracine ne Shqiperi. Por po nuk u hoq komplet kasta e vjeter e korruptuar dhe kriminale e Pd se demokracia eshte ne rrezik.Prandaj Spak duhet me shpejtesi te hetoje oligarket te korruptuarit ,kiminelet ne krye te kesaj partie. Ata po vazhdojne me medotat komuniste te mbajne peng Shqiperine dhe shqipetaret. Luli dhe Saliu jane kryebanditet qe duhet te vihen per para drejtesise per te gjitha krimet e tyre.Pa largimin e tyre demokracia eshte ne rrezik. Populli foli ne zgjedhje tani duhet ta kete rradhen drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje