Arben Ristani: Basha aristokratuc dhe kopje e Ramës, e ka kthyer PD-në në ndërmarrje private

19 Korrik 2021, 16:28Politika TEMA

Demokrati Arben Ristani thotë se Lulzim Basha po kthehet në një autokrat në PD. Sipas tij, ai po bëhet kopje e Edi Ramës. Duke folur pas Kuvendit Kombëtar të PD që u mbajt në 17 korrik, ku ai mbeti jashtë emrave fitues, Ristani u shpreh se ai Kuvend duhet harruar sa më shpejt.

“Lulzim Basha po ktheht në një autokrat. Një kopje e Edi Ramës. Në këto kushte ajo që pritet dhe duhet është që Basha të lihet mënjanë dhe autokracia e tij të lihet mënjanë.

Përditë dhe më tepër ai po e kthen PD në një ndërmarrje private me pronar Bashën. Është duke parë vetëm interesat e tij. Çdo veprim që ak kryer, kemi një mos mbajtje të përgjegjësive për humbjet e njëpasnjëshme. Kemi mungesë të vizionit si do organizohet partia në të ardhmen”, tha Ristani.

I pyetur për zërat se kunati i Bashës është përfshirë në prjektin e Portit të Durrësit, demokrati Arben Ristani tha se mes kreut të PD dhe Edi Ramës ka bahskëpunim ekonomik.

“Ajo që është e dukshme është që sundimtari dhe autokratuci Basha janë në lidhje, në komunikim me njëri-tjetrin. Kjo u paralajmëruar nga një deputete e rëndësishme e Bashës.

E pyetur në media, ajo tha se nëse Rama do ishte serioz në ftesën e tij, atëherë vendimmarrja për Portin e Durrësit do ishte e përbashkët.

Një gjë është e qartë: Bahskëpunimi i tyre ekonomik ka qenë dhe është në vazhdim.”, deklaroi Ristani!

2 komente në “Arben Ristani: Basha aristokratuc dhe kopje e Ramës, e ka kthyer PD-në në ndërmarrje private”

  1. pjeter says:

    Ik mor pianec pa bole,Rames Luli nuk i vjen as tek bolet e jo te jet fiks si ai.Ti ske guxim ti kerkosh llogari shkaterrimtarit te vertet te PD- se.E di gjith bota o Ristan kapedani qe Luli eshte kamarieri i familjes BetishoMallteze,e ti nuk ke tope te hapesh goje por ben gam gam si ato konet pas gardhit.

    1. Gjakovari says:

      O Arben Ristani, në këtë botë çfar do të mbjellish ate do të korrish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje