A ka ardhur varianti Delta në Shqipëri? Albana Fico: Sinjale të pazakonta, e rëndësishme të vaksinoheni

19 Korrik 2021, 15:11Politika TEMA

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve se nnuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta në Shqipëri, pavarësisht sinjaleve të pazakonta.

“Janë disa tregues të rëndësishëm për të monitoruar situatën epidemiologjike. Ka një rritje të rasteve ditore. Numri i rasteve aktive është rritur. Ka një zbritje të numrit të bashkive të prekura nga 10 në 9. Të shtruarit në spitalin Infektiv janë 5. Nuk kemi persona në reanimacion. Numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë. Ka dhe një rritje të lehtë të pozitivitet të mostrës. Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi I vaksinave. Duke qenë se jemi në javën e vaksinimit masiv i bëj ftesë qytetarëve të aplikojnë për të marrë vaksinën. Situata epidemiologjike në vende të ndryshme të Europës ka pësuar rritje edhe për arsye të variantit Delta, Në Shqipëri nuk kemi evidencë pavarësisht sinjaleve të pazakonta. Është e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje