Komiteti i Ekspertëve ka propozuuar në mbledhjen e sotme zgjatjen e orarit të muzikës nga 22:00 në 23:00, ndërsa masat e tjera vazhdojnë të jenë në fuqi si kanë qenë më parë.
Zëvendësministrja Mira Rakacolli u shpreh se kemi një situatë të qëndrueshme epidiemologjik.
“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar.
Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha Rakacolli.