Edith Harxhi: PD është e kapur nga oligarkët, SPAK të hetojë

19 Korrik 2021, 18:40Politika TEMA

Partia Demokratike është e kapur nga oligarkia dhe Lulzim Basha është pjesë e kësaj oligarkie, tha Edith Harxhi për Euronews Albania, duke shtuar se për këtë, SPAK duhet t’i futet hetimit.

“Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot”, tha znj. Harxhi për Euronews.

Sipas Edith Harxhit, Lulzim Basha e prezantoi veten si një lider perëndimor, ndërsa për znj. Harxhi sjellja prej kryetari e z. Basha është lindore, madje i kujton diktatorin Enver Hoxha.

“Nuk të bën perëndimor shkollimi në perëndim por pasioni për politikën dhe drejtësia. PD kalon nga kriza në krizë, pasi ka në detyrë një kryetar që vazhdon të bëjë spastrime në parti dhe kjo më kujton kohën e diktatorit Hoxha”, tha znj. Harxhi.

Edith Harxhi tha se do të vazhdojë të luftojë për debat të lirë brenda PD-së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie.

“Unë në zgjedhjet e ardhshme do të jem përsëri kandidate për zgjedhjet në PD, do jem opozitare dhe do të kërkoj një opozitë pa korrupsion ku lejohet debati i lirë”, tha znj. Harxhi.

4 komente në “Edith Harxhi: PD është e kapur nga oligarkët, SPAK të hetojë”

  1. shqeto says:

    Karte e djegur, keta gezojne mbase semuret Lulezimi apo ndodh ndonje gje ne shtator ti marrin postin. Ju jeni merr njerin e plase per tjetrin; e kreu misionin kriminal partia demokratike!

  2. Balina says:

    Modeli i nje femre qe te shet dhe te blen.

  3. Anna says:

    Ne çfare zgjedhjesh do jeshe ti mi,o hute?Ta futi Sala dhe sigurisht edhe Luli.Ti,ke dy fatkeqesi politike,nuk je lidere,dhe nuk ndahesh dot nga Sala.Vazhdo kot bej gam-gam,se dihet puna jote,nuk ke peshe fare ne Pd,dhe ne politiken arnautase.

  4. LILOLABJA says:

    Zonja Harxhi !
    Po nuk thate kush eshte i pari i oligarkeve ne PD me emer e me mbiemer ,skeni per te marre dot jo e jo pushtetin ,por dhe ne krye te Partise nuk do jeni dot kurre. Ne shqiptaret e dime ,por presim nqs del nje me b… .th qe ti thote njehere te vertetat ne shesh te mejdanit.Personalitete si puna Juaj qe nuk distancoheni njehere te vetme nga ai qe ka minuar demokracine qe eshte i zhytur koke e kembe ne korupsion por shikon vetem korrupsionin e Lulit por jo te Saliut nuk i duheni as dreqit ,se Shqiperise jo e jo. Vazhdo bej liko se per te qene kryetare e opozites nuk e ben dot.Po presim nje hundlesh(e) qe do dije ti tregoje vendin atij qe ju i kini shitur shpirtin,dhe pastaj ti marre partine qe e mban per te shqyer Shqiperine!
    Lereni SPAKUN,se nuk eshte ngritur per te pastruar halene e PD,ate beje ti dhe shoket e tu dhe ti personalisht je nje politikane e pa besueshme. Ti nuk ke lene studio duke na e ngritur ne qiell produktin Basha.
    Ti dhe Basha jeni njelloj ,keni pothuajse nje histori te dy shoke te ngushte te vajzes te non grates,nga ku familja ju emeronte sipas sherbimeve qe i benit.
    Zonje koha juaj ka marre fund ,modeli juaj ishte vetem kthim xhakete,tani ne loje eshte gjenerata e re qe Edi Rama do ju besoj Shqiperine.Ju Shqiperia ua dha shansin ,por ju nuk ditet ta shfrytezonit per te mire te Shqiperise,por per te mire te familjes.
    Ne djall shkofshi te gjithe ju qe keni shitur shpirtin tek Sali Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje