Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Republikane

19 Korrik 2021, 18:18Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Republikane për shfuqizimin e nenit në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Partia Republikane pretendonte se neni cenonte parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimin, pasi kushtëzon financimin e subjekteve për fushatën zgjedhore, duke u mbështetur vetëm mbi një kriter: pjesëmarrjen ose jo në koalicion parazgjedhor.

Po ashtu në kërkesë theksohet fakti që ligji është miratuar me procedurë të përshpejtuar dhe në shkelje të nenit 83, por sipas “Kushtetueses” kjo është një çështje e natyrës proceduriale dhe formale.

Barazia në ligj dhe para ligjit nuk do të thotë që të ketë zgjidhje të njëllojta për individë ose kategori personash që janë në kushte objektivisht të ndryshme“, thuhet në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje