Ilir Meta ka reaguar pas protestës që bënë mbrëmjen e së dielës bizneset në Lungomare të Vlorës kundër muzikës që ndalohej në orën 22:00.
Meta thotë se po ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje autoriteteve që të dëshmojnë ndjeshmëri dhe përgjegjësi në adresimin e çështjeve që shqetësojnë biznesin.
Ai shprehet se dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme. Sipas Presidentit, dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi nga ana e shtetit ofrojnë mundësinë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.
Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.
Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë”, shkruan Meta.
Një pjesë e bizneseve turistike në qytetin e Vlorës kanë protestuar dje kundër vendimit në fuqi që ndalon muzikën në lokale apo ambiente të tjera publike pas orës 22:00.
Duke shprehur shqetësimin e tyre se ky vendim po i dëmton biznesin duke u larguar klientët, ata mbrëmjen e djeshme, teksa ka hyrë në fuqi rregulli i ndalimit të muzikës, kanë vendosur himnin kombëtar.
Por kjo nuk ka penguar forcat e rendit që të kërkojnë respektimin e vendimit dhe të vendosin masa administrative për bizneset që nuk e kanë respektuar atë. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të disa prej tyre, të cilët pasi kanë dhënë sqarimet e nevojshme janë lënë sërish të lirë pas mesnate.
E ka ngaterruar presidenti foton se ajo gruaja ishte marre nga policia ne Kosove. Keta lajthiten te gjithe tani qe nga saliu qe poston fotografi te vitit 2018 ne Bosnje me hashash e deri tek ky mequrufi president.
Degjeneratë i korruptuar.
O zot !
Preshi merret me muziken e pubeve.
Ay qe ka bere Foton duhet te marre nje Dekorate nga Iliri.
Po lungomare eshte e gjitha me pallate rezidenciale dhe banoret siper te pallateve nuk kane borxh te mbeten pa gjume sepse te nesermen do shkojne ne pune. Palla president me sa duket shikon nje shprese te vogel tek militantet e tij qe nga kandidati LSI per deputet Vasil Bedinaj, aktivisti LSI Ervin Sota e shume te tjere. po sikur te ngrihen ata qindra banore te pallateve mbi lokalet tuaja dhe te protestojne per prishje te qetesise publike ne orarin e gjumit te nates ku do te veje “e drejta” juaj o militante te partise kufome fantazme LSI.
Kush eshte KY qe flete per protesta paqsore. A e ka pare Moniken ne protesta paqsore? A e ka degjuar fjalorin qe perdor Monika ne protesta?
Bizneset qe duan muzike ne lungomare zene vetem katin e pare. Tete kate siper jetojne banore qe duan te flene se neser do shkojne ne pune. Ka dhe njerez te semure apo femije qe tmerrohen nga muzika e cmendur e bizneseve pergjate lungomares. Sikur te cohen ne proteste keta mijera banore atehere ku do perfundoje protesta e bizneseve te Ilir Metes?