Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian Isufi deklaron tërheqjen nga partia.
Përmes një postimi, Isufi shkruan se është i zhgënjyer, teksa shton se: “Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie… shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”.
Deklarata e plotë e Ardian Isufit:
Të nderuar demokratë,
I zhgënjyer dhe me keqardhje, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD dhe angazhimet e mia ndaj saj. Me fisnikëri mendoj të vazhdoj rrugën time politike si i pavaruar. Jashtë një strukture partie që vetëm i kam shtuar vlerat me imazhin tim si person publik!
Ky nuk është thjesht një reflektim pas kuvendit të PD apo atmosferës së krijuar në parti me një elitë të sforcuar. Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një “alternative të re të djathtë” për sinergji dhe marrdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet!
Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie… shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”
Kuptohet që edhe “hienat” e Universitetit të Arteve pranë PD-së e kanë realizuar me malinjitet të plotë përfoljen mbi figurën time, sepse thënë thjesht: “mediokriteti nuk e pranon risinë”!
Ndoshta tërheqja ime nga Partia Demokratike mund të duket një “asgjë” në kushtet në të cilat ndodhet sot. Gjithësesi, përgjatë këtyre viteve i kam dhënë shumë kësaj partie, duke sakrifikuar gjithçka që lidhej me imazhin tim si artist dhe intelektual në çështjet publike. Asnjëherë nuk ndjeva asnjë mbështetje në këmbim edhe pse kohë pas kohe kam propozuar projekte avangardë në shërbim të modernizimit të Partisë Demokratike dhe të djathtës në tërësi.
Më në fund tashmë kam kuptuar se janë ngushtuar hapsirat për elitat, në një parti që kohë mē parë ishte elitë!
Ha ha ha çfare inteliktuali more zotëri.
Ti u ka dash te kuptosh qe PD eshte parti familjare dhe nuk ka parime demokratike.
Por me mire vone se kurrë si shume talibane qe ulerasin akoma berisha, berisha
Kryesia e PD eshte nje tufë mediokrësh qe kryeson mbi nje bazë militante të msajtë.
Baza e PD eshte pa punë, pa tokë, pa shkollë, pa edikatë, pa taban te djathtë, dhe me dhëmbë te prishura.
Vetëm gallofët kane mbetur ne PD dhe ti e kupton nga menyra se si shajnë nëpër komente – si idhulli i tyre Komunisti Sali.
Jane bere edhe antiamerikanë prej Saliut.
Per te qarë apo per te qeshur?
Hahaha.Ky piktori kur e kuptoi qe Pd-ja qenka bo mysebet,te djelen qe nuk u zgjodh ne kshill e?Vazhdoje edhe pak o profesor,se kot per kot ishe,edhe kur ishe mrena.
Paska qenë parti elitë?
Atëhere kur eliminonte fizikisht kundërshtarët brenda e jashtë saj?
Këta nuk mbushin më lugën e tyre, prandaj largohen si qenër të rrahur.
Shko mbill pemë me lali fikun
Edhe atje ka te tjere zabrahane , te tjete hapin gropat te tjere mbjellin dhe lali Eri ben fotot …….eshte nje zhgenjim total , i kan bere partit si prona private , shkon ne PS ?? Ka pronar , ne PD po ashtu , ne LSI sbehet fjale fare , LSI madi in North Korea , njeri ja jep tjetres , pastaj ja mer , atje eshte situate vari karin ska patur dhe me sa duket sdo kete kurre demokraci ne Shqiperi ….shume situatet e zymt ….mjere ne
O Ardian, si intelektual qe je duhet ta kishe kuptuar me pare. Ti dhe shoket e tu elitare keni vite qe keni sherbyer si oksigjen per Bashen. Ky qendrimi yt tani eshte si kofini pas te vjelave. Uime Rames per mandatin e katert, Zaho ik!
Bravo.Njerez me taban dhe me kurajo,kane gjithemon respektin e shoqerise.Mos degjo fare o Ardian se pellasin si gomaret kundra teje.Respekt.