Hysaj në “luftë” me fashistët e Lazios, Duka i del në mbrojtje me një deklaratë

20 Korrik 2021, 16:06Sport TEMA

Hysaj është një nga personat më të përfolur në Itali. E gjithë kjo për këngën Bella Ciao, të kënduar nga mbrojtësi në prezantimin te Lazio. Duke ditur se kjo këngë është një himn për Partizanët, tifozët me pikëpamje fashiste të Lazios e sulmuan Hysajn.

Madje i shkuan edhe në hotelin e grumbullimit, ndërsa sot kishin dalë me një pankartë ku e quanin “krimb”. Pasi Lazio i doli në mbrojtje, të njëjtën gjë e bën edhe Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

REAGIMI I DUKËS – I dashur Elsi, ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cenon e as i jep të drejtë askujt që të vërë në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e ideologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde, siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

1 komente në “Hysaj në “luftë” me fashistët e Lazios, Duka i del në mbrojtje me një deklaratë”

  1. pjeter says:

    Duka na qenka koshient!!!!!! Kur do behet ndonje veting edhe andej nga FSHF-ja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje