Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se të hënën në mbrëmje mbërritën në Tiranë 32 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Në rrjetin social Facebook, kryeministri thekson se do vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur mbi 18 vjeç, deri të dilën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
“? 32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
?Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Rama.