Sondazhi i BSH-së: Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi dhe as makinë

20 Korrik 2021, 09:17Sociale TEMA

Një pjesë e konsiderueshme e individëve shqiptarë deklarojnë se nuk kanë mundësi që të blejnë apo të ndërtojnë një shtëpi, që është në kontrast me lulëzimin që po përjeton tregu i pasurive të paluajtshme së fundmi.

Banka e Shqipërisë në indeksin që ajo harton për treguesin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, një prej pyetjeve e ka të lidhur me blerjen e shtëpive.

Të anketuarve, në bazë tremujore, u bëhet pyetja: “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.”? dhe mundësitë e zgjedhjes janë : Po, me siguri; E mundshme; Ka shumë mundësi që jo; Jo; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve është për këtë pyetje është -88, për tremujorin e parë 2021, afër nivelit maksimal negativ (prej -100), që tregon një pamundësi të lartë për blerjen e një shtëpie. Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100.

Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar. Nga të 15 pyetjet që bën Banka e Shqipërisë për të matur besimin e konsumatorëve, (ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, papunësisë, pritshmërisë për blerjet e mëdha, prirjet e kursimit, papunësisë etj) kjo është përgjigja që ka balancën më të lartë negative.

Pamundësia për të blerë një shtëpi ishte më e larta në pjesën e parë të vitit të kaluar, sidomos në tremujorin e dytë, kur balanca arriti në gati 90%, për shkak të pasigurisë së krijuar nga pandemia dhe rritjes së papunësisë. Megjithatë, në realitet, tregu i pasurive të paluajtshme në atë periudhë ishte në lulëzim.

Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të tkurrur, sektori i pasurive të paluajtshme në vend është i vetmi që nuk e ndjeu aspak krizën. Për 9-mujorin 2020, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009.

Pamundësi e lartë edhe për blerjen e makinave

Përgjigja e dytë me balancën më të lartë negative është ajo për blerjen e një makine. Konsumatorëve iu bëhet pyetja:

“Sa mundësi ka të blini një makinë gjatë 12 muajve të ardhshëm?” Alternativat e përgjigjeve janë: Shumë e mundshme; E mundshme; E pamundur; Krejtësisht e pamundur; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve në tremujorin e parë 2021 ishte -61.2. ashtu si në rastin e shtëpive, pamundësia më e lartë ishte në periudhën e pandemisë, në tremujorin e parë dhe të dytë 2020.

Sipas Eurostat, Shqipëria është një nga shtetet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, së bashku me Maqedoninë.

10 komente në “Sondazhi i BSH-së: Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi dhe as makinë”

  1. Atdheu says:

    Por pothuaj te gjithe shqiptaret jane me shtepi.

  2. Ne Shqiperi ne kto 30-vjet gjithcka eshte jashte Kontrolli ,
    qe nga Politika ,Krimi, Ligji, Biznesi , shoqeria e gjithecka eshte krijuar eshte e pababzuar ne
    ne Kritere , ne Studime ,ne Ligje ,qe t’i sherbejne ksaj shoqerie shqiptare !!!!!!
    Mbasi shpartalluan gjithcka ne kte vend kti 30 -vjet ishKomunistet ne bashkepunim me
    Komunistet Politikane sot te Konvertuar ne TransDemokrate ,(me floke te Gjata ,lyer me Xhel lart e poshte dhe Vetulla te hequara )
    vodhen gjithe buxhetet e shtetit ,Arken e Shtetit dhe u bene Mijardere ne kohe Rekord qe habiten Boten ,
    dhe me Sekseret e tyre ,
    te cilet e trajtuan dhe sot me kto Tregje te sajuara vazhdojne ta Trajtojne Shqiperine si nji Prone te tyre ,
    ku per popullin shqiptare s’do me dit kush ,jo ne se ka noj Shanc t’e lepij noj Karamele te ktij Tregu Mafiozesh Politike e Sekserat e tyre
    Oligarke ,por as se ne ja dalin te mbijetojne .
    Nji Politike e tille ,natyrishte nuk eshte siedhe mund te duket nji Lajthitje Hajduteve te Babezitur
    me ne krye Vilat e Lalzit etj ,
    por ka nji Qellim te caktuar dhe asnji nuk duhet te cuditet ,Antishqiptare !
    Me te tilla metoda ,e Tregu Artificiale krijuar nga nji Bande e Pasuruar , tentohet Largimi i Shqiptareve nga vendi e para ,
    e dyta , ardhja ne Shqiperi i Qytetareve te Huaj Europiane e jovetem ,
    dhe e fundit ,ata shqiptare qe do ngelen ,do t’i nenshtrohen , sistemit Skllavo Pronare ,
    ku shqiptaret e mbetur ,do jene Sklleverit jovetem te Shkerdhatave Politikane te pasuruar & Oligarkeve qenve te tyre ,
    por edhe nji pakice ne Atdheún e tyre .
    Asgje qe ndodh ne ate vend ,nuk eshte lajthitje sot ,apo Rastesi ,por mbas gjithckaje qe i shtrengon gjithmone e me shume jeten shqiptareve
    qytetareve te thjeshte ,
    qendron nji Divizion i cili Punon per kte pune ,te zhduke shqiptaret nga Shqiperia dhe kjo eshte nji nder Shume Metodat qe perdorin te Huajt
    me shqiptaret .
    Sigurishte qe shteti i eshte dorezuar plotesishte ksaj Politike dhe as qe do te dije me se cfar do ndodhi me kte vend neser ,
    me gjithe kto Presione qe ushtrohet vs qytetareve shqiptare sot ,per t’ja bere Jeten ne Shqiperi te paJetueshme !!!!!!!!!!!!!!!!!
    —–
    ( dilni e ngrini dy gishtat larte tani per Bandat e Lalzit dhe votoni ne cdo rast ata qe ju a shkaterruan jeten dhe te Ardhmen pergjithmone )

  3. Miku says:

    Edhe ne Europe sblen dot i bukurosh po smore kredi.sdono si te mbushni gazetat

  4. Oligopoli "i rregulluar" says:

    Egzakt, ky është realiteti I dhimbshëm shqiptar…
    Patjetër që fajin e ka politika…
    Dhe sidomos këta që I thonë vetes të majtë dhe punojnë per oligarkët pasi keto 30 vjet kanë me shumë se gjysmën ne qeverisje..
    Të “djathtët” s’po I permend fare se e para s’janë te tillë dhe e dyta nuk kanë përfaqësuar asgjë përveç se nje kastë hajdute qe as këta të tjerët nuk I bien pas.
    Qershia mbi tortë Rilindja me Edin e importuar nga Franca pasi dështoi ne fillimet e veta me PD.

    1. emigranti says:

      Oligopoli-Ky nuk eshte “realiteti i dhimbshem” vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote. Ne te gjithe vendet e zhvilluara, shtepite, por edhe makinat blihen me kredi. Sidoqofte, jo te gjithe ata qe kerkojne te blejne shtepi apo makina kualifikohen per te marre keto kredi. Shtepite jane ato qe jo gjithkush mundet ti bleje, qofte edhe me kredi, pasi bankat kontrollojne te ardhurat vjetore te cdo individi dhe ne baze te tyre vendosin ne se ai i ploteson kushtet per te marre kete kredi. Nje tjeter kusht eshte se duhet te paguash nje perqindje te caktuar (down payment) te vleres se shtepise qe eshte jo me pak se 20% e asaj vlere.
      Zotrote, por edhe shume te tjere ne Shqiperi, mendojne se mjafton te jesh jasht shtetit dhe i zgjidhe te gjitha problemet. Dream on …
      Hajdeni njehere ketej nga Europa apo Amerika qe ta provoni, pastaj gjeni fajtore ne Shqiperi.

      1. ERTV says:

        Faleminderit për informacionin për kreditë…
        Por nuk ka lidhje me komentin tim dhe shkrimin.
        Komenti është për anketimet e bankës së Shqipërisë që është edhe banka qendrore.
        Ku jep te dhëna se shumica (95%) e Shqiptarëve nuk arrijnë dot te klasifikohen për kreditë (ashtu siç I përmend) për shkak të rënies të të ardhurave.
        Që do të thotë që Shqiptarët (shumica, se shtresë te mesme nuk ka) me paga minimale 300$ dhe mesatare 400-500$ nuk arrijnë dot te nxjerin muajin me kostot aktuale te jetesës në propocion me te ardhurat. Qera minimale 250$/muaj.
        Çmimi për m2 min 800$/m2. (Tiranë brenda unazes se madhe 1000$+, brenda unazës se vogel 2000$+ m2. Njësitë e biznesit mbi 5000$ m2.
        Dhe kur them ky eshte realiteti Shqiptar,
        Pa llogarritur Albanian Astonishment. ..
        Patjetër që kreditë ashtu funksionojnë kudo dhe pak a shumë dhe në Shqipëri.
        Pra Shqiptarët nuk klasifikohen dot për tu kredituar..
        Por realiteti I dhimbshur se them unë por Banka e Shqipërisë e cila është përgjegjëse për politikën monetare ne Shqipëri se fiskalin e ka qeveria.
        Që që të dyja janë përgjegjëse kjo e fundit dhe ato para kesaj me shumë se Banka.
        Për alokimin e te ardhurave.
        Si dhe shperndarjen dhe disporporcionin e pasurisë.
        (Dhe këtu po flasim për te majte teorikisht).
        Pse sot 5% e Shqiptarëve kanë 95% të parave Shqiptare kjo nuk arrihet me asnjë lloj pune ose biznesi normal ne rang kombetar për 30 vjet
        Bota që ti po flet dhe jeton është dhe funksionon shumë herë më ndryshe nga kjo që po them.
        Si resume lexoje artikullin me mirë përpara se te reflektosh thjesht mbi komentet.
        Nqs kudo në botë dikush që punon normalisht ka mundësi që pas nje muaji pune apo dy te blej nje makinë te përdorur (Shqiptarët se blejnedot as me dy vjet)
        Nqs dikush e blen që punon e blen nje shtepi ashtu siç thua me kredi për 20 apo 30 vjet. Shqiptaret nuk e blejne dot as për 100vjet….
        Pra ky është realiteti shumë I dhimbshur….

        1. emigranti says:

          ERTV-Juve harroni nje fakt shume te rendesishem; se ne Shqiperi, shumica e parave qarkullojne jashte sistemit te bankave, keshtu qe ato te dhena qe keto banka japin jane teper te cunguara. Mjafton te beni nje investigim mbi industrine e ndertimit dhe tregun imobiliar ne Shqiperi, per te kuptuar se shifrat e studimeve qe juve i referoheni nuk jane per tu marre shume per baze.
          Pyetja eshte teper e thjeshte: A shiten apartamentet qe ndertohen ne Shqiperi? A ka treg imobiliar aktiv ne vendin tone. Une besoj se po; shumica e pallateve te reja qe ngrihen, shiten qe ne projekt. Natyrisht qe ka edhe apartamente apo prona te tjera qe mundet te mos shiten menjehere, por fakt eshte se tregu imobiliar ka qene teper aktiv ne Shqiperi, me perjashtim te viteve te fundit, qe erdhi si pasoje e termetit dhe sidomos pandemise.

  5. rimi says:

    Politikanet she Shqiperi i kane bere ligjet per makina te reja se vet ashtu i kane dhe i kane blere me “djerse”, te blesh nje makine te vjeter te mbytin me taksa…. Shtet plere, nuk perkrahen te varferit….

  6. qytetar says:

    Fullani e beri studimin ?!

  7. gjergji says:

    O budallej.Sa familja ne Europ kan shtepi personale? Besoj se sot arrijne ne 65-67%.Ne Shqiperi mbi 90% e familjeve shqiptare kan shtepi private.shikoni shitjen vjetore te shtepijave te reja ne Shqiperi ne raport me popullesin(me nr.e familjeve).ESHTE NDER ME TE LARTIT NE EUROPE.SI ZAKONISHT ANKOHEN PER GJITHECKA E PER CDO GJE.ME DUKET SUNDJE GJENETIKE( i demtuar geni i rrenes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje