Nga Aranit Muraçi
Olsian Çela mund të jetë i vetmi kryeprokuror në këto tre dekada pluralizëm, puna e të cilit nuk po kritikohet nga asnjë forcë politike, politikan, media, madje as nga ndonjë kriminel, trafikant, falsifikator, as nga ndonjë ‘injorant i paguar’, të cilët i kemi “bekuar” për vite dhe me shumicë, falë edhe paraardhësve të tij.
Është e njohur kryesisht “trimëria” e politikanëve tanë, por asnjëri prej tyre nuk po guxon sot t’i përmendë dot as emrin, siç ka ndodhur me paraardhësit e tij në të njëjtën detyrë, nga Arta Marku, Adriatik Llalla, Ina Rama, Theodhori Sollaku, Arben Rakipi etj.
Madje si dallim për të gjithë ‘dashamirësit dhe të apasionuarit’ pas drejtësisë së pavarur as i vetmi kryeprokuror i hetuar dhe i dënuar deri më tani, as ata që e propozuan dhe e emëruan, nuk po ankohen ndaj Olsian Çelës.
Edhe kur u arrestuan tre prokurorë në një javë, as pas arrestimeve të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të nivelit të mesëm, si në Lushnjë, MB, Pogradec, nuk pati asnjë akuzë ndaj tij.
Edhe kur kritikojnë Reformën në Drejtësi, edhe kur sulmojnë SPAK, askush nuk guxon sot të merret me emrin e kryeprokurorit.
Me siguri ai do të kenë në duar shumë dosje, ose ata do të kenë pasiguri për ndonjë hetim të pavarur nga ana e tij. Nuk mund të shpjegohet ndryshe e tërë kjo heshtje e pazakontë.
Megjithatë, vështirë se edhe ai një ditë do të mbetet pa u sulmuar. Ndoshta do të sulmohet kur t’i vijë radha ndonjë “peshku të madh”, por si ndryshim nga paraardhësit e tij, vartësit e tij nuk po kritikohen për “rrjetën”, por për vendin dhe kohën se ku dhe kur duhet ta hedhin atë.
Edhe pse ende nga SPAK nuk ka të ndëshkuar për korrupsion të madh, siç kërkojnë ndërkombëtarët, “trimat” nuk po japin më urdhra, por indirekt ka thjesht ndonjë sugjerim.
Një prokuror sulmohet kur është i korruptuar, i paaftë ose kërcënohet për të ushtruar detyrën e tij, përgjithësisht kur ekziston perceptimi në publik se ai është pjesë e një sistemi të kapur nga politika ose krimi.
Kur u zgjodh në krye të prokurorisë, Olsian Çela u përbalt nga disa media të ‘rekomanduara’ për t’u njollusor siç ndodh rëndom në këtë vend me çdokënd, për ndonjë lidhje familjare me ish-kryeprokurorin e tmerrshëm të regjimit komunist, Aranit Çela.
Por rezultoi të kishte po aq lidhje sa Sinan Hoxha me Enver Hoxhën, Migjen Basha me Lulzim Bashën, Sali Berisha me Lulzim Berishën, Ilir Meta me Dom Gjergj Metën, apo Edi Rama me Ina Ramën.
Olsian Çela e kaloi Vettingun, duke u vlerësuar shkëlqyeshëm në të trija kriteret. Më e rëndësishmja, të ardhurat e tij ishin të barazvlefshme me pagat që kishte marrë nga puna si prokuror. Ishte pa vila, pa makina luksoze dhe bënte jetë modeste si shumica e shqiptarëve, duke shmangur ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, kafet, drekat dhe darkat me politikanë dhe kriminelë të spikatur.
Gjatë punës hetimore Olsian Çela zbardhi me profesionalizëm dosjet që iu besuan, ku ndër më të njohurat ishin ato të vrasjes së “Mirit të Xhikes” si dhe ajo e trafikut të kokainës ku u përfshi nipi i Enver Hoxhës.
Por kolegët e tjerë “profesionistë” u sëmurën paparitur në një ditë dhe me “short” i besuan dosjen “Shullazi”, të cilën ai e refuzoi, dhe për këtë shkak u transferua për pak kohë në Berat.
Olsian Çela u rikthye shpejt në Tiranë, me ndihmën e ndërkombëtarëve, për t’u ngjitur më pas në krye të organit të akuzës.
Në heshtje dhe me profesionalizmin që e karakterizon, drejton sot një ndër institucionet më të rëndësishme ligjzbatuese në vend, pa premtuar si dikur as arrestime të bujshme që nuk ndodhën kurrë dhe as ndonjë “shtator” të dytë.
Kush politikan nuk do të dëshironte të pinte një kafe me kryeprokurorin sot? Kush trafikant dhe kriminel nuk do të donte të pinte një kafe me shoferin e tij sot? Cili avokat nuk do të preferonte të bisedonte në telefon me Olsian Çelën sot?
Për të gjithë skeptikët e Reformës në Drejtësi, le të pyesim më mirë, pse nuk guxon sot askush, zullumqarë jo se jo, që t’i përmendin emrin kryeprokurorit që mban mbiemrin Çela?!
I paafte
dhe pjese e qenesishme e sistemit te kalbur te prokurorise
prej 20 vjetesh tashme.
Vetem i tredhur (atheos)Ngjela beson se keta njethundrake arabe do te bejne shtet…..!!! Madje me ndihmen e USA …..!
Nuk ka sunit,shiit , tourkotsam ,kosovar apo shpellar qe te drejtoi drejtesine,kjo pasi nga vet natyra arabet shqipfoles jane rrace rrumpalle shkeles dhe moszbatues te ligjit….. keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj, pune arabesh vari ķkkkkkkkkk…….
Arben Rakipi o kazan e jo Ylli.
1. Jo Yllp Rakipi por Arben Rakipi
2. A e vuri në lëvizje Dosjen Shullazi.. ????
3. Cilën nda Dosjet e mëdha Korruptive të përmendura në Media ka vënë në lëvizje …?????
4. Pse mendon se njerëzit e ndershëm nuk la përmendin dot emrin Zotit Olsion…?//
Sepse pas Reformes ne drejtesi Kryeprokurori ka celesat e kashtes. SPAK nuk ka asnje varesi nga ai, madhe as peokuroret e tjere. Te kerkosh arsye politike eshte budallek.
Tall trapin apo s’ke vajtur akoma ne det qe te qetesohesh nga trute e kokes?!?!
Po perse te degjohet emri i tij?!
Tendera plot e asnje hetim nga ky i pakorrutuari sic pretendon ti… Zullume mijera ne cdo prokurori dhe as qe degjohet ndonje hetim nga kryeprokurori… Ore ti qe ke shkruar, ndonje mendje se si ka mundesi gjithe keta prokur te mos kene bere asnje gabim qofte dhe procedurial, nuk te punoi?!
Ke bere dhe nje gabim trashanik qe e bejne vetem ata qe s’ja kane haberin… Kryeprokurori nuk sulmoi spakun por ligjin qe ka miratuar keshilli mbikqyres i prokurorise ku me thene te drejjten, kishte 100% te drejt Cela.Porrrr, kur vete kryeprokurori nuk kontrollon dot vartesit(pasi ky ishte thelbi i kundershtimit), perse rri akoma aty?!
Kryeprokurori Cela mund te jete njeriu me i sakte ne republike, nuk e njoh, por di te them me pergjegjshmeri te plote se kur nje epror nuk ben-kontrollon dot punen ne istitucionin qe drejton, o thote tunjatjeta ose kerkon me doemos te nderrohet ligji.
Lajka dhe zbukurime ne prokurori nuk ka!
Cfar ka bere ky gjate gjithe kohes ne ate Post –
vecse marrjes cdo muaj nga 5000 € nga Taxapaguesi shqiptare ,qe ska buke te haje
e paguan Banden e Prokuroreve dhe Spak ,
qe te bejne Drejtesi e cila po i ha shpirtin ktij Kombi e ktij Shteti ,
–
vecse ka ngrohur bythen ne kte karrige ???????????????
–
Kujt i japin llogari njiher kjo Banda e ” Drejtesise ” mer jahu ,sepse kta jane bo si
me qen Pronaret e ktij Shteti e sdun me dit per asnji .
Vetem me u pasuru e bo me Toka ,Dyqane Hotele ,Jahte kte dijn ta bojn mire kta Gjaprinje .
Ka dy arsye sipas meje.
1. K/prokurori aktual nuk ka asnjë rol në ndjekjen penale. Sipas ligjit Ai është vetëm një administrator i administratës së prokurorisë.
2. Profili profesional i tij nuk e kalon atë të një mësuesi të tetëvjeçare
Me duket e tepruar kjo ngarkese pozitive qe po i jepni, Aranit Muraçi. Une nuk i di ligjet qysh jane per prokurorine, por nje ligj e di mire: barazia para tij, te pakten ne teori se ne praktike mungon deri tani. Per kete duhet te kete ndonje pergjegjesi edhe Ky kryeprokurori. Une e kam ndjekur kur fitoi per tu bere i tille, po pastaj nja dy here ja kam degjuar zerin. Zeri kryeprokurorit eshte kur degjohet si degjohej zeri atij Aranit Çeles qe permende dhe ti. Ai u kallte daten atyre qe shkelnin ligjin; kete duhet te kishte dhe ky, por deri tani syte e mi s’kane pare gje.
Kush politikan… kush trafikant… Gazetar, meso mire gjuhen shqipe. Gjuha e nenes eshte akuzuesja me e drejte dhe me e pameshirshme. THuhet Cili prokuror dhe cjli trafikant… Te shpresojme te jete keshtu deri tani, po jeta eshte e gjate.Kujdes se mos na dale nga AS ne PRAS. Keto qe shkruan ti ketu jane gjepura, jo ky me ate, jo ai me kete, te ngjajshem nga mbiemri. Asnje fjale per kete sistem te kalbur qe ngriten trashegimtaretPSH ne kete demokraci jofunksionale dhe e perfeksionoi djali i b;;okut, kete here nje pacient i pavionit 5 dhe ne anen tjeter nje trashegimtare per ekselance te zotit(sa i pameshirshem eshte zoti nganjehere) qe te sjell ne kete bote tepke si gjyshi por me mbiemer tjeter. Dhe ty s ta mban suma ta thuash dhe jo se je i paditur.
Ne Shqiperi zakonisht je i nderuar kur nuk bien asgjë.
E thjeshte fare…Ndryshe nga prokuroret e tjere ky eshte zgjedhur nga nderkombetaret e ka support maksimal.E dime te gjithe c ndodhi me urdherarrestet e Ina Rames 2011. U la ne balte. Pra per shkak te supportit po e lene te beje ky levizjen e gabuar….Tu hyje ne strofull apo tu shkele ne kallo.Pyetja eshte :A do ta beje Olsiani kete levizje?….Nje vit iku dhe po e justifikojme “me kopsitje te mire te dosjes”.Te presim shtatorin tjeter….Atehere s ka me justifikim.
MOS!
Është shumë herët për të ngritur monumunte për personazhe të drejtësisë.
Me këtë parabolë, që pluskon midis mediokritetit dhe servilizmit, vetëm se e ke dëmtuar, pothuaj përbaltur këtë kryeprokuror që deri tani, nuk ka bërë asnjë heroizëm, veçse një punë rutinë.
Madje, goditjet vetëm majtas, si koperturë politike dhe provë e stisur për paanësinë e prokurorisë së re të reformës në drejtësi, janë një shënjë se Çela nuk ndryshim shumë nga paraardhësit e vet.
Cela nuk po ben asgje. Eshte sikur te mos ishte. Eshte ne nje linje me Ramen, pra heshtje per gjithshka, dhe mua me duket favorit per statusquo. Pse (pershembull) shume probleme te dores se dyte me te cilet po merret SPAK, nuk merren prokuroret e Celes? Dhe pse SPAK nuk merret me problemet per te cilet u krijua te merrej? Skema eshte poshteruese per qellimet e Reformes ne Drejtesi. Rama ka rolin kryesor ne kete skeme i cili eshte shume i interesuar qe petet mos hapen. Ne fillim te peteve jane Berisha, Meta e ndonje tjeter …por ne fund te peteve eshte ai “dora vete”. Ja pse te gjithe zvarrisin kembet, dhe ia kane me te pabese amerikaneve.
Une e nenkuptoj si loje me pasime dhe me vonesa te qellimshme per te demtuar reformen ne drejtesi dhe per ti dhene kohe politikaneve ne “rrezik” sa te ike Juri Kim apo ndoshta edhe vete Biden qe u kane krijuar kokecarje. Cela mund te mos jete i lidhur me krimin por duket i lidhur me rrogen dhe kolltukun. Mosveprimet e tij “cojne uje” tek krimi. Parimi duket “Mos me ngacmo, mos te ngacmoj”. Ku jane rezultatet e Celes ? Pse artikulli “cmon” Celen se nuk flet njeri kunder kur shume mire mund te “rendiste” sukseset e ketij oportunisti te radhes?
Po ti degjohet zeri do ja degjojme dhe emrin. Keshtu qe po s’bere asnje pune, nuk ka dhe kritika. Ky gazetari investigativ te na thote nje pune si Kryeprokuror. Se eshte marre me punen para se te zgjidhe.
Ne kohen time artikuj te tille quheshin furçe. Me kujtohet kur i beheshin komisareve te policive ne rrethe te ndryshme. Me pas dilnin te gjithe te menderosur e koeruptuar ose te paafte
Maks Haxhia ishte k/prokurori qe e tmerronte Sali Berishen me drejtesine e vendimeve. E hoqi ne shkelje te hapur te kushtetutes, idem si me Brozin. Uroj Celen te eci ne gjurmet e Maksit!
Fakti eshte qe asnjer ne dosjet e Kryeprokurorit.
Iku koha kur Hajdermataj , raportonte tek Sali Berisha, dhe Saliu i thoshte ke te denonte, ke te falte.
Iku koha kur Kulicaj bente ligjin mbi prokurore, gjykates…
Iku koha kur bodyguardet e Berishes ishin mbi SHIK dhe cdo institucion.
Prandaj sot po mbushin bre.ket
Dhe keshtu duhet te jete.
Frika ruan vreshtat.
Kete se sulmon njeri sepse ky ka celsat e kashtes. Politikanet hetohen vetem nga SPAK, shume thjesht. Ky merret me hajdutet e xhepave.
KY GAZETARI DUHET TE BEJE DALLIMIN NDERMJET DIGASTERIT QE FLETE ,DHE NJERIUT QE PERMENDE. MUNDE TE JETE SHUME NJERIU I MIRE ,SICE EDHE PRETENDOHET ,PORE ISTITUCIONI I PROKURORISE SE LARTE ,PO NUKE I FUKSIONOJE NJE HALLKE I GJITHE ZINXHIRI I ISTITUCIONEVE TE TJERA QE LIDHET ME KETE ISTITUCION NUKE FUNKSIONON .NGA VITI 90 E NE VAZHDIM DREJTESIA NE ATE VENDE NUKE KA FUKSIONUAR ,SEPSE NJERZIT QE BENIN PJESE NE DREJTESI ISHIN KUKULLA NE DUARTE E BANDAVE TE DREJTUAR NGA POLITIKANET QE DREJTONIN SHTETIN .PRA KUPOLA E POLITIKES KISHTE KAPUR PER FYTI TE GJITHE DIGASTERET E SHTETIT ME ANE TE VENDOSJES SE NJERZEVE TE TYRE.SICE EMRONTE ILIRE FLORIRI NJERZIT E VETE NE DREJTESI .APO NUKE JU KUJTOHET QE ULESH NE GJUNJE PER TE MBROJTUR KUSHTETUTEN ,KU NE FAKTE MBRONTE LEKUREN E TIJE NGA VRASJET E BERA PER TE VJEDHUR EDHE FLORIRIN E KRRABES. TANI JA PREMTOI ORBANIT HUNGARISE PER TE KERKUAR STREHIM POLITIKE .ME NJE FJALE DO TE LAJE GJOBEN QE UE JA VENDOSI PER TE DREJTAT E HOMOSEKSUALEVE.KY NJERI PER MUANUKE I KA BERE KEQE ,APO MIRE KERKUJTE ,TE PAKTEN PO TE FLASIM ME DOSJET E BANDAVE,APO BANDAVE ME TE LARTA ,ATO TE PUSHTETAREVE.
Ku eshte qellimi i promovimit te Olsion Celes ?
Prisni tani …kur Ilir presidenti t’i japi nje dekorate …!
Shpresoj se tepermi te jete sic thoni ju. Urime dhe suksese te metejshme prokurorit
Shkrim për lëpirje bythe!! Ke parë ndonjë plep rrugës që t’a gjuajë njeri me gurë?!! Jo!! Pse?! Sepse nuk i prish punë kujt!
Shume je zgjatur ore Arianit Muraçi!Na i i kishe thene hallin qe ke qe ne fillim dhe e kishe mbyllur ,apo e ke ndonje te aferm tedin Olsianin?????????? Problemi qendron me ne elegance sa e pershkruan zotrote sepse nuk e permend njeri sepse asgje s’ka levizur ne akuze !Te gjithe “peshqit e medhenj” po notojne ne det dhe relaksohen ne hijen e pishave te “gjirit te kurvave”!
O Pronarë të shtypit të shkruar e të emetuar në TV apo internet, si ka mundësi që nuk shikoni që keni të punësuar gazetar e redaktorë, që flasin si fshesaxhinj. ( të më falin fshesaxhinjtë ) . Shikoni pyetjet që bëhen këtu:- “ kush politikan….” , “ kush keiminel e trafikant…” dhe në fund bën pyetjen e duhur:-“ cili avokat…”
Na nxorrët zorët. Na bëni që të na vijë keq për kohen që kemi harxhuar për të mësuar gjuhen shqipe, gramatikën e sintaksën, o myteberë. Noli, Konica, Koliqi, Fishta, Mjeda, Migjeni janë kthyer prej kohesh përmbys në varr nga këto gomarllëqet tuaja.