Ukraina ka filluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara, Poloninë dhe Lituaninë
Ushtrimet e quajtura “Tri shpata 2021” përfshijnë 1,200 ushtarë dhe 200 automjete luftarake dhe do të zgjasin deri më 30 korrik.
Ushtrimet po mbahen si pjesë e programeve rajonale të bashkëpunimit ushtarak të Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë, të cilat në vitin 2014 formuan një formacion të përbashkët ushtarak të përbërë nga 2,600 polakë, 570 lituanezë dhe 340 ukrainas.
Në muajt e fundit, Ukraina tashmë ka zhvilluar stërvitje ushtarake me vendet e NATO-s, në jug të vendit dhe në Detin e Zi.
Rusia ka mbajtur gjithashtu disa stërvitje ushtarake muajt e fundit, veçanërisht në Detin e Zi dhe ka vendosur afro 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe Krimesë, të cilat aneksoi në 2014.
Marrëdhëniet Ukrainë-Rusi janë tensionuar që kur liderët pro-perëndimorë erdhën në pushtet në Ukrainë në 2014, pasuar nga aneksimi i gadishullit të Krimesë nga Rusia dhe përplasjet midis autoriteteve ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje, të cilat vranë 13,000 njerëz.
Zoti perkthyes; Zevendeso fjalen ushtrime me stervitje.