Përmbytje në Kinë, 14 persona humbin jetën, miliona të evakuuar

19 Korrik 2021, 18:00Bota TEMA

Pas Europës Perëndimore ku moti i keq ka shkaktuar qindra të vdekur, përmbytjet duket se kanë përfshirë edhe Kinën.

Deri më tani autoritetet kanë raportuar për 14 viktima, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

Niveli i ujit në lumenj dhe liqene kaloi nivelin historik dhe tani rrezikon të përmbytë fabrikat që prodhojnë pajisje mbrojtëse për COVID-19. Nëse ndodh një gjë e tillë, mungesa e pajisjeve mbrojtëse do të ndjehet në mbarë botën.

“Përmbytjet po ndodhin në të njëjtën kohë në brigjet e lumit Yangtze pranë Nanjing-ut, buzë lumit Huai dhe liqenit Tai … Situata paraqitet shumë e rëndë,” tha ministria e burimeve ujit.

Lumi Huai, 1.100 km i gjatë, kalon nëpër krahinat Henan, Anhui dhe Jiangsu dhe disa qytete të mëdha të vendit, duke përfshirë Fuyang, Xinyang dhe Huainan.

Zyrtarët thanë se niveli i ujit në 10 rezervuarë që marrin ujë nga lumi Huai u rrit deri në 6.85 metra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje