Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Energjisë Belinda Balluku kanë inspektuar mesditën e sotme rrugën Dukaj-Sinanaj që lidh Tepelenën me Vlorën.
Kreu i qeverisë deklaroi gjatë inspektimit të punimeve se deri më tani, kjo rrugë ka përfunduar në masën 75% ndërsa në muajin shtator, e gjithë vepra do të jetë e përfunduar.
“Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, Duhet të jenë më të gjera., Rrugët turistike nuk duhet të jenë më të gjera. Kanë parametrat e tyre nga Zvicra nga Francë pasi nuk kanë prezencë trafiku dhe mundësojnë lëvizjen vetëm për zonat turistike.
Këto akse e kthejnë Tepelenën nga një xhep false në një pikë të lëvizjes për turistët qoftë për ata që vijnë nga juglindja, Tirana apo jugu dhe zbulon një pjesë Shqipërie që edhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur. Kjo zonë nga prodhuese në Malësinë e Jugut që vetëm braktisej, po bëhet në një pikë furnizimi për turizmin e bregdetit poshtë që nga Vlora, deri në Himarë e në Borsh”, u shpreh Rama.
Po Bypasi i Vlorës i gjërë është? Zoti Kryeministër.
Tek ne ne shqiperi, rruget duhet te behen me te gjera sepse ka patur dhe vazhdon te kete shume aksidente nga me tragjiket. Evropa ka te tjera standarte, mund te kete ndonje rruge fshati te ngushte por me parametra kurse tek ne mungojne rruget lidhese dhe nevojiten me te gjera.