SPAK nis verifikimin e deklaratave të ish-zëvendës ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, i cili pak ditë më parë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të shkojë në Fier dhe të hetojë, pasi sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Lajmin e konfirmoi për News24 e BalkanWeb, kreu i SPAK Arben Kraja. Më 16 korrik, ish-zëvendës ministri Koçi, i cili hyn në shtator në parlament si deputet i PS ka deklaruar se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier dhe se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës fitojnë tendera publikë.
Ndonëse nuk përmendi emra, ai kërkoi ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese që qyteti të mos i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.
Deklarata e plotë
Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji.
Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.
Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.
Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.
Spak Kurva ,
ka ngel pa pune ,(edhe pse Kriminelet bejne Muuuuuuuu nga Vilat e Lalzit )
dhe po merret me deklaratat e Kocit lol.
–
Deklaroni te gjithe dicka qe Spak-i te vihet ne pune?
psh . berisha eshte palluar nga Becchtel & Ceket ne zyrat e Gites .- kape Hum Hum =Spak-i????
Dhe Estrada Spak vazhdon me cfaqet e saja ne Turrneun e tij ne gjithe Shqiperine ?
Duket se Z. Petro Koçi po ecen ne rrugen e Z. Koço Kokdhima.
SPAK nuk ka pse shkon ne Fier. Ta filloje kryesisht me marrjen e deshmise se Petro Kocit si person qe ka dijeni per ngjarjen.
Po të jetë e vërtet ….përbën LAJM!!! Ne Fier do cuditeni!!! Klanet e ARMANDO SUBASHIT… kanë bëre dhe bëjne Namin!! E bukura ështe që eshte vetë ARMANDO që i thërret!!! Ky eshte skandali!!! Fieri eshte qyteti më i paralizuar për shërbimin ndaj qytetarit!! Drejtuesit e zyrave e quajnë vendin e punes si punë private….e BUKURA eshte se nuk kane frikë dhe se rruajnë fare…po fare,se për turpë nuk bëhet fjale fare!!!ARMANDO I KA NDARE DETYRAT…ky vete buxhetin e bashkise Fier,keta minjte e dretorive xhepat e qytetareve!!! Dhe ne fund ku do ankohesh!!! Te ARMANDO????…te drejtorat e ARMANDOS..???apo te platforma”Shqiperia qe duam,,!???..megjithate edhe se jam pesimist dhe mosbesues ..vajtja e SPAK atje ështe lajmë i mire!!!!
Mos harroni drejtoti e hipotekes.