“Delta” në Shqipëri? Bino: Po infektohen të rinjtë, në spitale janë shtruar të pavaksinuarit

23 Korrik 2021, 11:14Sociale TEMA

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se në ditët e fundit ka një rritje të moshave të reja të prekura me COVID-19 prandaj i bëri thirrje edhe njëherë kësaj kategori që të vaksinohet për të shmangur rrezikun.

“Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohen, por edhe qendrat të mos lënë asnjë pa vaksinuar edhe në shtëpi edhe në komunitet, pasi ka shumë të pamundur që nuk dalin dot nga shtëpia” tha Bino.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se dyshimet janë se në Shqipëri qarkullon varianti “Delta”, por ende nuk ka asnjë zyrtare, pasi pritet informacioni i konfirmuar.

Javët e hapura do të vijojnë. Vaksinimi për cdo grupmoshë të vazhdojë. Eshtë rritur mbulimi dhe shihet një interes në rritje edhe për +18 vjeç.

Fakti i këtyre ditëve kemi një rritje të lehtë, kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta, por ende jemi në pritje të rezultateve.

1 komente në ““Delta” në Shqipëri? Bino: Po infektohen të rinjtë, në spitale janë shtruar të pavaksinuarit”

  1. Kerkohet realitet says:

    “Informacin i konfirmuar” do vije ne shtator, pas sezonit turistik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje