Situata e mbetjeve urbane në zonën bregdetare të Golemit që frekuentohet masivisht në këtë sezon nga turistë vendas e të huaj mbetet ende kritike.
Turistët shprehen të pakënaqur për të pushuarit në këto kushte. Mbetjet i ndesh ngado, madje dhe mes pishave në rrugën që të çon buzë detit.
”Gjithë viruset këtu vijnë. Kanalizime të ujërave të zeza s’ka. Të gjitha janë me gropa. Kemi ardh për pushime dhe me e mbajt mendjen te plehrat.”
”Na shqetëson, po bashkia e ka në dorë.”
”Shumë i papërshtatshëm fakti që kalojmë para plehrave me fëmijët. Pastaj rrugët. Nuk dimë nëse është ujë i bardhë apo i zi.”
Ditët e fundit, pasqyrimi i kësaj problematike të mprehtë në pikun e sezonit i ka vënë disi në lëvizje autoritetet vendore.
”Është pak më mirë situata. Para një jave vinin një herë në 5 ditë dhe këto ditët e fundit po vijnë çdo 2-3 ditë dhe dezinfektojnë , por mbetet shumë problem. Një aromë e keqe që shpërndahet ngado.”
”Normalisht duhet të hiqen 3 herë në ditë me gjithë këtë fluks pushuesish që ka gjendja është alarmante.”
Gjithsesi situata vazhdon të mbetet shqetësuese, jo vetëm për pushuesit, po edhe bizneset në këtë zonë.
”A nuk na shqetëson të gjithëve? A duam turizëm, a çfarë duam?! Shumë keq skandaloze. Nuk e di pse e lenë kështu. Ja e kam të mbyllur biznesin nga kjo gjendje.”
Në shqetësim janë kthyer dhe mbledhësit e shisheve plastike dhe kanaçeve, ndaj kjo pushuese propozon kazanë të diferencuar për të shmangur përhapjen e mëtejshme të vatrave të ndotjes.
nuk ka kanalizime te ujrave te zeza por situata eshte zgjidhur me gropat e m..tit. A thua se Golemi eshte ishull. Mbasandaj, vjen makina e m…tit ta mbledhe dhe kur hapet kapaku pushuesit bien ne gjume letargjik… Pse duhet te shpenzoj une gati $10,000 per nje eksperience te tille…?
Te hiqen 3 here be dite? E ke idene sa takse duhet te paguash per kte sherbim?
Ec aty karachi i pakistanit ec aty..shtet i degjeneruar turp SKANDAL
Stationing I pompimit eshte I ri por nuk ka energji ts pompoje se bashkia nuk ka leke por ka oersonel…si bashkia Tiranes qe do rrisi cmimin e ujit se ska leke por ka perdonel e ben godina luksoze se kshu fitojne nai lek….historu qe dihet…..