FOTOT: Brenda tunelit që do të shkurtojë në 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë

22 Korrik 2021, 17:46Sociale TEMA
FOTOT: Brenda tunelit që do të shkurtojë në 3 orë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan punimet në tunelin e Skaficës, një projekt që do të bëjë që rruga nga Tirana në Saranda të realizohet për 3 orë, ndërsa do të afrojë edhe më shumë Gjirokastrën me qytetin bregdetar.

Tuneli është 1316 metra i gjatë, 11 metra i gjerë dhe 7 metra i lartë. Ai do të ketë dy korsi, vajtje-ardhje, dhe për shkak se është vepër mbi 1 kilometër gjatësi, do të ketë edhe një tunel emergjence, rreth 67 metra të gjatë.

“Përfundimi i kontratës është 7 gusht 2021, por besoj se sezonin tjetër turistik tuneli do të jetë i gatshëm. Nuk parashikojmë të kemi problematika të tjera”, i tha Balluku Ramës.

10 komente në “FOTOT: Brenda tunelit që do të shkurtojë në 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë”

  1. Qinani says:

    Sa do gzohet Sala se do i kujtoj shpellen ku ka kalu fminin.
    Edhe ky Ed Pikturist artisti jo pa qellim ka nxjerr “tynelin” n fazem shpellore.
    E ka dhurat kte foto per Sal Shpellnuerin..

  2. demokrati says:

    Shume mire qe Shqiperia nderton infrastructure, shume mire edhe qe u jepet perparesi ndertuesve even dad, por ata duhet te investojne ne teknologji te shekullit te 21.Cka shohim eshte nje process ndertimi i fundit te shekullit te 19 dhe fillimit te shekullit te 21.Teknologjia gjermane per hapje tunelesh eshte cilesore dhe jo e kushtueshme, mjaft te kerkosh do te gjesh edhe per keto lloj tunelesh.Shpresoj qe Llogaraja te jet tregues edhe i avancimit te teknologjise pasi nuk mund tu vihet faji vetem formacioneve gjeologjike dhe ujrave nentokesore.Po shpove me dinamit sigurisht qe do te kesh me shume probleme me formacionet gjeologjike.Pune te mbase.

  3. Avni Rustemi says:

    DO NDERTOHET NE VITIN 2050

  4. Kozmo says:

    BRAVOOOOOOOOO!!!

  5. ERTV says:

    Akoma s’ju hap tuneli kësaj Bëllindës??
    Ça paska qenë ky tunel merr jahu.
    1km dhe po bën 15vjet.
    Kjo sikur ishte aq e zonja sa do të bënte më përpara Llogaranë 5km….
    Apo atje luhen interesa dhe pare më shumë….
    Kot me ju pyet, kjo Bëllinda ka ndonjë vilë nga ato të brezit të parë atje në Palasë?? (Kamufluar në emra të tjerë!).

  6. DinPak says:

    Po pse nuk postoni nje harte se ku ndodhet ky tunel te kuptojme se si shkurtohet rruga Tirane-Sarande me rreth 1.5 ore (sepse, me sa di une tani ajo zgjat rreth 4.5 ore), por postoni disa foto qe paraqesin te njejten pamje te tunelit brenda dhe nje eskavator jashte. A jeni te sigurte qe fotot jane pikerisht nga tuneli i Skafices? Se mos, rruajna o Zot, jane foto nga ndonje tunel ne Bosnje, si puna e fotove te Berishes me kanabis nga fushat e Bosnjes, qe pretendonte se ishin mbjelle ne Shqiperi.

    1. ben says:

      DinPak-shume drejt e ke zotrote, por gazetari qe merr vesh nga hartat eshte me leje, kurse ky qe ka shkruar artikullin nuk e ka haberin e hartave. Eshte pak a shume si puna e karabinjereve italiane qe gjithmone jane dy, pasi njeri di vetem te shkruaj, ndersa i dyti di vetem me lexu.

  7. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Te gjithe taksat tona per tunelin e Samir Manes. ( kuptohet qe pjesa e luanit e bregdetit te jugut eshte e Edvin Llapes po hajt’mo le te them qe tuneli perfundon tek.megaresorti I Samirit ne Palase. Palasa sic e dini I eshte dhuruar Samirit per punë të mirë. Pastaj fillon nga Drymades e Dhermi deri Sarande prona e Edvinit e trasheguar nga gjyshja. E rëndësishme është që pronat me tapi te Samirit do te shiten 100 fish me shtrenje. Gezoni dele per fitorjet e Biros Politike te Ripjelljes

    1. tironsi says:

      o shpirt zi qe cdo gje e lidh me politike,nuk do kaloje Saimir mane por edhe specat e domatet e fshatareve o idjot i Saliut

  8. Fatos says:

    Asnjë mbushje me beton gradualisht me shpimin e tunelit. Jeni me fat që është formacion shkëmbor I fortë… ndryshe do kishit ngrënë dynjanë. Sic e tha ai më lart, teknologji gërmimi e vjetër, ndoshta më e lirë por më e rrezikshme. Ishalla nuk ndodh noi hata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje