FOTOT: Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa mbërrin në Tiranë

23 Korrik 2021, 14:32Sociale TEMA
FOTOT: Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa mbërrin në

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anëar Hadid, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, u prit sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.

Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.

Edhe pak kohë më parë babai i këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranës, pas të cilit Veliaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor të Duas në kryeqytet vitin e ardhshëm, që përkon edhe me Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

8 komente në “FOTOT: Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa mbërrin në Tiranë”

  1. Pensionist pa pension says:

    Lali Eri ka afruar gjithe kengetaret, artistet, te kontribojne per ndertimin e Tiranes.
    Nje gjest qe ofron bashkpunim per ndertimin e shkollave, parqeve, cerdheve…
    Jemi ne fazen e shkeputjes nga pislleku qe la Sali Berisha.

    1. Gjushi says:

      Kujdes!
      Te tjere femije ne nje tjeter qytet kane mbetur realisht pa kopesht Dua!
      Ai hajduti bashke me shoket e tij po genjejne vetem qe ti bejne ca reklame vetes me foto bashke me ty.
      Edhe me e keqja eshte qe nuk po i lene pa kopesht femijet e Durresit se i duhen ca foto te tjera…por po i fusin nje dore suva e boje kopeshtit te demtuar realisht dhe po i fusin femijet po aty nen ate çati qe nuk mban….!

    2. Uran Marku says:

      Jo vetem Sali Berisha , por dhe gjumashi Lul karabushi , qe 4 vjet ne Bashki nuk u regjistrua asnje veper e vetme , e theksoj asnje veper e vetme , bile jo vetem kaq , por Tirana ishte shume e piste ne vitet qe drejtonte Lul gerneta , pasi diet me pastrimin e Tiranes e kish mare ne dore …..kunati …dhe Tirana pa prokopi me kunatin superhajdut .

    3. Patrioti says:

      O pensionist nuk ka me rob q…e se kryetari i mafjes shteterore ERION VELIAJ e ke gabim kur thua se ka ardhur koha per ndryshim ERION VELIAJ eshte me i rezikshem se Sali Berisha ti nuk e ke idene se cfare skuthi eshte ky p ….dh motre.

  2. Nji Familje e bukur shqiptare
    qe ka dhuruar nji Ylle Kombit tone si Dua Lipa ?
    Qendrim sa me te kendshem ne atdheun e te pareve tuaj Shqiperine tone

  3. Lymi says:

    Asnje kopësht nuk është dëmtuar në Durrës nga tërmeti sipas Rilindjes …rrjedhimisht dhe detyrimisht asnjë kopësht nuk është dëmtuar në Tiranë nga i njëjti tërmet…!
    Shtrëngo portofolin fort Znjsh. Lipa se ai pushti i fiqve që ke përballë vjedh edhe tërmete

  4. Sara says:

    po kj “me origjine shiptare”?!!!
    Ajo eshte me shqiptare se ti qe shkruan or mik

  5. John-Toronto says:

    Bravo goc Kosove e Shqiperie!
    Krenar sa here te shikojme.
    Qofsh e lumtur dhe shendet te kesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje