Udhëtim me kosto të ulët: Aeroporti i Kukësit kthehet në zgjidhje për turistët e huaj e vendas

23 Korrik 2021, 12:24Sociale TEMA

Turistët e huaj dhe vendas duket se tani më kanë gjetur rrugën më të shpejtë  dhe me kosto më të ulët  ajrore për të prekur tokën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi.

Aeroporti i Kukësit, me çmimet e arsyeshme ka bërë që numri i turistëve që vijnë nga Turqia të rritet dita ditës. Dy të rijnë nga Turqia, udhëtimin e tyre të parë në Shqipëri e bën me linjën kombëtare “Air Albania” përmes linjës Stamboll-Kukës.

“Vij nga Stambolli. Udhëtimi ishte i mirë. Do të vizitojmë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dëshiroj të njoh kulturën  dhe historinë e këtyre vendeve. Jam shumë kureshtare për të njohur Maqedoninë e Veriut por edhe Shqipërinë. Shoqëria më ka thënë se në Shqipëri ka ushqime të mira, sidomos qoftet. Dua t’i provoj si janë”, thotë vajza.

“Hera e parë që vij në Shqipëri. Udhëtimi me avion nga Stambolli ishte i mirë dhe i lirë. Këtu është bukur. Do të vizitojë vendet historike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut. Do të qëndrojmë 3 ditë”, vijon djali.

Aeroporti i Kukësit nuk është zgjidhje vetëm për emigrantët shqiptarë por edhe për kosovarët, të cilët jetojnë në Stamboll dhe pushimet verore zgjedhin t’i kalojnë në vendlindjen e tyre.

Kostoja e ulët e biletave ka bërë që aeroporti i zgjedhur, të jetë ai i Kukësit. Fluturimet e para dy herë në javë Kukës- Stamboll dhe anasjelltas u çelën me datë 15 Korrik 2021. Aktualisht, “Air Albania” në dy linja me Stambollin dhe Zyhriun operon me plot 6 fluturime në javë, numër ky i cili pritet të rritet për shkak të kërkesës së madhe të pasagjerëve.

4 komente në “Udhëtim me kosto të ulët: Aeroporti i Kukësit kthehet në zgjidhje për turistët e huaj e vendas”

  1. Hason Talebani says:

    A nuk e kuptuat qe aeroportin e ndertoi Tahyp-Erdogani per talebanet e kosoves dhe shqiperise? Gasterbaiterat e zviceres dhe gjermanise me djlaekt te theksuar turko foles, a nuk ju bene pershtypje intervistat e tyre? Bravo Tagypit qe mbron interesat e Turko-Talebaneve te shqiperise!

    1. Agi says:

      Ja rrofsh “topthat”e Erdos o Hason.Pastaj te gjitheve pas Erdos.Te befte majre.

  2. shqeto says:

    Pse nuk flet me opopopopozita?! Le qe ku kemi ne opozite; thone se dikur ka pasur, tani eshte nje ndermarrje e Sali Berishes .

  3. kaniku says:

    Hasan Talibani nji dite mengjesi para deres se hymjes te pershendetshin talibanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje