Xhudistja Distria Krasniqi është sot lajmi më i madh në Shqipëri e Kosovë për suksesin e saj të jashtëzakonshëm që arriti në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ajo arriti të nderojë Kosovën në këto Lojëra Olimpike, duke fituar medaljen e artë, ku fitoi në finale përbllë japonezes Funa Tonaki nëkategorinë 48 kg.
Suksesi i saj nxjerr në pah për të disatën herë menaxhim skandaloz që është bërë në Komitetin Olimpik Shqiptar që drejtohej nga Viron Bezhani dhe gjithë kupolës drejtuese të atij institucioni, të cilët nuk bën asgjë që Distria Krasniqi të përfaqësonte Shqipërinë.
Në një intervistë në vitin 2016, trajneri akutal i xhudites Driton Kuka pati deklaruar se ishte i gatshëm që t’ia ofronte Shqipërisë këtë sportiste me kushtin e vetëm që ti mundësonin kushtet ekonomike.
“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg.
Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” u pat shprehur Driton Kuka për për Distria Krasniqin.
Sot ajo ka ngritur në pidestal flamurin e Kosovës me meritë të plotë si dhe ka nxjerr në pah zullumet dhe padrejtësitë që bëheshin në KOKSH-in shqiptar. (TemA)
Respekte pa fund per trainerin dhe kete talente dhe kampione Olimpike te judos , jo vetem per fitoren por edhe per karakterin e forte. Ata u perballen vetem, ne erresire, pa ndihme, pa fonde dhe pa para, por me zemer kurajo dhe besim. Tani e meritoni plotesisht kete titull Olimpik. Kurora e dafines dhe te gjitha duartrokitjet jane vetem per ju. Mos u beni merak qe kerminjte e shqiperise nuk dalluan dot qe jeni shqiponja. Urime!!! Fluturoni lart!
Beri shume mire qe garoi ne emer te Kosoves! Sot eshte Kosova qe ka nevoje per promovim dhe perfaqesim sa me te suksesshem ne arenen nderkombetare. Nje medalje ne emer te Kosoves eshte 10-fish me e rendesishme se sa nje medalje ne emer te Shqiperise! Per shqiptaret eshte njesoj si e merr medaljen ne emer te Shqiperise si e merr ne emer te Kosoves, por ne opinionin nderkombetar lartesimi i Kosoves eshte veper atdhetare shume me teper se c’na duket! Mjafton te shikoni reagimet e Serbise …
Shume e sakte !
jashtëzakonisht e saktë,sot i duhen më shumë kosovës se shqipërisë!!
bile po qe e mundur shqipria të investojë në sportin e kosovës!!
Po perseri flamurin shqiptar ka perfaqesuar, kosova a nuk eshte shqiperi?? Nje gjak jemi ,duhet te gezohemi te gjithe per kete arritje. Bravo vajzes,suksese te me tutjeshme.
KOKOSH + at
Ate qe ka bere Driton Kuka me sportistet e tij askush ska per ta bere deri me sot! Respekt dhe nderim maksimal per trajnerin Driton Kuka! Fatkeqesisht ne Shqiperi gjithmone kane refuzuar kuadro te profesioneve te ndryshme qe ta perfaqesojne Shqiperine. Arsyeja eshte sepse akoma mbizoteron mentaliteti primitiv, injorant dhe komunist. Shqipetaret jashte Shqiperise jane te mire per zyrtaret ne Shqiperi vetem nese jane te paafte, servila, dhe nese kane para. Ata zyrtaret e memes Shqiperi e pohojne duke thene se ne e dijme me mire sepse ne jemi “shtet” qe 109 vite ndersa “ju” Kosovaret akoma nuk e dini cka eshte shteti! Me keq ardhje e them por akoma vazhdojne qe ti edukojne gjeneratat e reja me ket mentalitet dhe ky eshte realitet fatkeqesisht!
Xhudo eshte nje gje idiote se sport smund te quhet
Yes We Can! Medalja e dyte e arte olimpike per shqiptaret. Qfar mrekullie e madhe, dhe ende ka shanca per medalje tjera. I lumte Dizit qe ne beri krenar ne gjithe boten.
Ajo eshte shqiptare.Kur thote ,,ia kushtoj kombit tim”,besoj TE GJITHE SHQIPTAREVE KUDO QE JANE.
Viron Bezhani,hajdut me cizme.Nuk ka pare interes tek kjo sportiste. E ka cilesuar te varfer pa interes per xhepin e tij prandaj e ka refuzuar.