Me 14,733 pikë, Petrov është renditur në vendin e 10, por rregullorja përcakton se vetëm 8 të parët kalojnë në finale, duke e lënë rusin që garon për Shqipërinë jashtë saj.
Por rezultati i ngushtë jep mundësi që renditja të përmbyset, edhe pse nuk bëhet më fjalë për performancë sportive. Petrov tani mund të shpresojë vetëm në testet Antidoping, që sportistët i nënshtrohen pas kalimit të fazës së parë: nëse ndonjëri rezulton pozitiv atëherë renditja ndryshon sipas numrit të pikëve.
Covid 10 mund të bëhet gjithashtu faktor ashtu sikurse edhe dëmtimet: nëse një sportist dëmtohet, renditja ndryshon dhe Shqipëria ka ende shpresa për kualifikim në finale në këtë disiplinë.
I urojme sukses edhe Matveit, i prifte e mbara.