Atipizimi i Edi Ramës

25 Korrik 2021, 08:45Politika TEMA

Nga Afrim Kasolli

Edi Rama vazhdon të mbetet një politikan atipik. Dhe me këtë nuk e kam fjalën për sjelljet ekzibicioniste që ai shpeshherë ka demonstruar. Apo bilancin e qeverisjes së tij në të gjitha pozitat që ka gëzuar deri më tani. Sepse kjo është një temë në vete. Por për një veçanti tjetër.

Gjatë karrierës së tij të bujshme ai asnjëherë gjakimin për pushtet, këtë shtysë psiko-politike, nuk e ka ndarë nga pasioni i thellë për ta lëvruar edhe gjuhën shqipe në çdo komunikim të tij. Shfaqjet e tij shpeshherë të krijojnë ndjesinë e të pamundurës. Të një standardi që shumë shpejt mund të  vendoset në muzeun e retorikës shqiptare. Sidomos kur sheh murmurimat dhe llomotitjet e përcipta të shumicës së politikanëve tjerë.

Në qenien e tij publike banojnë në mënyrë impresive politikani, shtetari, artisti dhe eseisti brilant. Sa i përket këtyre cilësive lirisht mund të themi se Edi rangohet në galerinë e personaliteteve ikonike që kanë vepruar në universin tonë, sikurse kanë qenë Fan Noli, Arben Xhaferi etj. Sepse edhe ata i kishte dalluar një përkushtim fisnik për t’i lartësuar thesaret tona gjuhësore. Madje, siç thotë Ismail Kadare, ishte pikërisht Fan Noli ky “kalorës i vrerosur” që ia siguroi gjuhës shqipe disa nga krenajat e letërsisë botërore.  Megjithëse jetëshkrimi i tyre politik ka qenë tjetër.

Megjithatë, as sot as në Partinë Socialiste nuk shihet në horizont ndonjë politikan që në të ardhmen do mund të dallohej më këto tipare. Shumica e atyre që vegjetojnë nën hijeroren e Edit u përngjasojnë “mumieve” burokratike dhe të pushtuara nga sensi i mediokritetit të mbijetesës ditore. Prandaj shtrohet pyetja a është fenomeni Edi i veçantë? Apo ishte klima në Partinë Socialiste unike në kohën kur Edi u katapultua në politikën shqiptare që e mundësoi këtë lloj të performancës në jetën publike shqiptare?

Nuk ka dyshim se suksesi i tij mbetet pjesë e pandashme e vullnetit të tij ngulmonjës  për t’u ngritur në lartësitë e Olimpit politik. Dhe po ashtu nuk mund të mohohet fakti se në këtë rrugëtim ai  kaloi nëpërmjet asaj që e ka quajtur edhe vetë “atëvrasje politike”. E kjo arritje nuk mund të imagjinohet pa aftësinë e tij për t’u revoltuar kundër etërve themelues të këtij formacioni. Fenomen ky i papërsëritshëm në kulturën tonë politike.

Sidoqoftë, nuk mund të mohohet as fakti se mbase ka qenë edhe modeli që inauguroi kjo parti në krye me Fatos Nanon që i hapën portat e partisë për llojin e politikanëve sikur Edi. E që nga ajo kohë kjo parti ka mbetur e vetmja që e ka toleruar dhe stimuluar këtë frymë të aksionit politik. Kurse mjerisht një model i tillë mungon edhe sot.

Ne nuk mund ta dimë se cila do ishte karriera politike e Edi Ramës pa ftesën tunduese që ish-lideri i të majtës i bëri atij. Mbase kryetari aktual i PS-së do ishte në ndonjë parti tjetër, do ta kishte krijuar një formacion tjetër politik nga forcat vetanake, apo do ta vazhdonte jetën prej një artisti të vetmuar e duke na dhuruar libra tjerë estetik të përkthyer sikur ajo e Kandinskit?

Këtyre dilemave nuk mund t’u përgjigjemi me siguri asnjëherë. Sepse këto vramendje i karakterizon një “enigmë sfinksi”. Por ajo që dihet deri më tani është se nga Partia Socialiste e Fatos Nanos ka dalë një Edi, kurse nga kjo e Edi Ramës ende nuk vërehet një i tillë.

35 komente në “Atipizimi i Edi Ramës”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Lodhje e kot kur me dy fjale mund te shprehej rrealiteti: “corapekuqi” ( edhe pse atheos) i ve ne maj te [email protected] cdo lloj njethundraku turkoshqipfoles.
    Istorikisht e vertetuar kjo mes fig.nacionale ne token e arberit qysh me Kastriotin,Nolin,Fishten por edhe sot me Nanon,Edin….
    Eshte e thjesht,mega ndryshimi mes dy DNA……. gezuar ramazonin.

    1. Matrapiku says:

      Atipizem ???
      Shume here mendoj po te hiqen mijra fjale Helene (per tu bindur debilat Arnaut per orgjinen klikoni etymology … per cdo fjale) nga c’do artikull filozofik (si ky), shkencor apo socjal.
      .
      Si do te komunikonin njerzit ???
      Si do te percilleshin idet, mesazhet historike, kulturore, shkencore …
      .
      Do te ishte e pa mundur zhvillimi.
      Keto fjale Greke qe perdoren ne gjithe boten, per shekuj me radhe nuk jane thjesht rastesore por etymologjike dhe kuptimplote.
      .
      Sa per Ramutin vari lesht, eshte specialist per reklamim dhe per te percjell nje imash fallco dhe te sajuar tek bagetit Arnaute, nuk eshte rastesi qe c’do Aga (si sulltan, bejler, Enver …) kane bere qef me kete lloj popull.
      .
      Demokracia i perket popujve Elitar dhe jo atyre mesjetar (eshte e pa mundur te aplikohet ne Albanistan, Azerbaxhan, Turqi, Pakistan, Katar …)

      1. Per korrektese says:

        O kungull, kultura e lashtë Helene është perwafuar dhe njohur nga e tërë bota moderne.
        Pyetja që shtrohet eshte nje tjetër – ti ç’hyn këtu?
        I ka dalë pronari Greqisë së Lashtë?
        Shko mor derdimen se nuk kemi nevojë të na tregojë një debil si ty qe kulturat botërore janë Egjypti, Greqia, Roma, dhe Anglia.
        Na dole ti më grek se grekët. Gjysmagjel i keq.
        Pak kemi gjyzelët, por te durojme edhe gjysmagjelët.

    2. Shpellari Viçidolit e humbi virgjerin me dhine says:

      Greket (ne fakt nuk ekzistojn) 50%Pushta 50%gra burra nuk ka.

      1. Shumë e drejtë says:

        Ha ha ha ha. ????????

    3. Shumë e drejtë says:

      Kur politikanët shqipëtare shtrojne Për syfyr e Per Bajram, shkojnë në origjine – ne Anadoll ose Afghanistan.

  2. Stape Pashi says:

    Faji i kujt është? I Edit apo i mjedisit që nuk po prodhon më një tjetër Edi. A thua se mbaruan Edvinët? Salinjtë po vazhdojnë. Po Edvinët????

    1. mik says:

      Shqiperia ka sa te duash per te prodhuar te tjere, por nuk i le njeri. Rasti i fundit : E pe se cfar ndodhi me Bashen ? Ku ke pare ti qe nje humbes i shumfishuar te qendroje perseri ne krye te opozites ?
      Ketu, pozita nuk eshte e fuqishme qe del fitimtare her pas here , por ka nje opozite me ne krye nje njeri te dobet apo qellim keq.
      Te tjerat mendoji vete.

  3. Ish LVV says:

    Si thua ti Kasoll, te bejme me pare muzeun e retorikes shqiptare apo Shqiperine siç e ka “fale” Zoti. Me çfare argumenton tine shkrim, me binde qe ka tipa qe nuk jane as artiste, as politikane por siç i themi ne kendej jane llafazane. Te lutem do shkruash edhe nje shkrim ne vitin 2035 per muzeun e retorikes shqiptare dhe per Shqiperine siç e ka “fale” Zoti.

  4. Qeki says:

    Po i o rrote kari atipik thote ky eshte me kar se ty. Eshte personi qe paditi te atin se i qinte gruan, dhe se inpelqente manalli. Ky ka edhe diçka te keqe qe eshte bythqire i pa nese e i p burre. I kapur nga malavita.

    1. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

      Te fala NON GRADA-S

    2. pjeter says:

      Hahaha e ke fjalen per familjen e degjeneruar serbiçe?

  5. mik says:

    Ne leter mund ti jepni merita te pa numerta Edi Rames. Mund ta lartesoni ate deri ne qiell po te doni, si askush tjeter, por fakti eshte fakt qe Rama eshte vazhdimesia e linjes se te tjereve, asgja ma teper.
    Me mundesite dhe burimet ekonomike me te larta ne Europe ( ne baze te popullsise dhe siperfaqes ) jemi shteti me i varfer i saj. Jemi shteti me nivelin me te larte te emigrimit, shteti me i korruptuar, shteti me i droguar, shteti me lypsar dhe Jemi populli me i poshteruar i Europes dhe me gjere. Sot, ne Europe shqiptari eshte bere sinonim i se keqes. Eshte bere gogoli qe ve femijet ne gjume me pahir. Sot, nuk ka gazete europjane qe nuk shkruan artikuj negativ jo vetem per ne si popull, por edhe per qeverisjen.
    Nuk ke shtet ne Europe qe sheh nana, motra dhe bija te veshura me t’ zeza me shume se ne kete vend. Dhe kjo nuk eshte per mode.
    Nuk ke shtet ne Europe qe sheh prinder me te zbehte ne shpirt se ne Shqiperi.
    Ne historikun politik te ketij vendi askush nuk e argumenton prezencen e nje burri shteti, perkundrazi, njerin ma zuzar se tjetrin.
    Pra, me pak fjale : Jemi nje komb qe nuk na don kurrkush, sepse ne nuk duam as veten.
    Autorit : Me çfar argumentash kerkon me i dhane ato dimensjone kryeministrit Rama ?!!

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Totalisht dakord me ato qe shkruan,per evropen e me gjere shqiperia apo qeveria e saj madje edhe populli i saj jane thjesht nje moster e keqe dhe per kete kane shume te drejte.
      Sa per Ramen,ai ne evrope thjesht do te mblidhte kanoce m’Albanistan luan kryeministrin.
      Ndersa te tjeret,sunito “politikane”(nese mund te citohen si te tille) ne Evrope a me gjere do te ishin ne qeli.
      Pra, ndryshimi eshte madhor nese flitet per nje politikan made in Albany si Rama dhe nje politikan made in Turkey si berisha meta mehdiu basha etj……
      Pra, Rama nuk eshte vrases dhe kjo e ben ate me te mirin,nuk merr jete dhe kjo eshte nje fat per shqipfolesit ne Albanistan, qofshin keta sunite, shiite,apo dhe ata pak kristiane te mbetur……
      Laver sumqiri vrau e shkerdheu per 45vjt,pasuar nga nje tjeter turk berisha,qindra te vrare.
      Egypti eshte nje tjeter istori se cdo te thote te kesh kryeminister nje sunit…..

  6. Molla e dijes says:

    Kjo quhet lëpirje bythe gazetareske, fresk në dite vere. Ça hallesh kanë shqiptarët e me ça merret ky Afrimi!

  7. Kapterri says:

    Qeke lodh shumë or tëj. Nuk e morëm vesh se çfarë deshe të na thuash. Secili nga ne është në vetvete atipik. Disa shfrytëzuan karrierën politike për tu profiluar të tjerë e blenë atipizmin me para, të tjerë gjetën një tufë trushplarëah dhe vazhdojnë të jenë atipikë dhe antopatikë

  8. Kritiku says:

    O i vetequajtur gazetar, ku e ke bere shkollen? Cili ta ka dhene dipllomen? Mjafton paragrafi i pare per te lexuar dhe shikon qe kemi te bejme me nje njeri qe nuk e ka idene fare e te shkruajturit. Ai nuk e di se ku mbaron dhe fillon nje fjali.
    O Mero katundari, ku i ke gjetur keta analfabete qe sjellin te tilla shkrime? Kjo eshte gazetaria qe keni themeluar! Jeni nje tufe idiotesh qe kane zaptuar gazetarine. Edher italiani Bollino e shkruan shume here me mire gjuhen shqipe. Shkoni dhe merrni mesime nga ai, ore analfabete funksionale!

  9. Miti says:

    Edi do mbahet mend per mbushjen e Shqiperise me bangladeshas, pakistaneze e turli lloj rrace. Pas 50 vitesh ketu do kete vetem nje rrace hibride, nje Azi ne mes te Evropes. Dhe kjo fale atipikut Edvin Rama. Ule erashken tani o gazetaruc, se mbaroi ora e freskut.
    P.S: Se harrova, do mbahet mend dhe per betonizimin skandaloz te Tiranes.

  10. ERTV says:

    Sepse Afrim !
    “Një lider që nuk prodhon liderë” nuk është i tillë .
    Edi ka qenë është dhe do të mbetet një menaxher i stilit autokratik-centralizues.
    Edi nuk është asgjë tjetër veç “shoku” I Saleh-ut, Likes dhe LUL-it.

  11. AGUSH says:

    TAMAM SFINKSI!
    BRAVO ANALIZE BRILANTE!
    MOS U MER IT ME CA KAR QE T SHAJNE AI VERTET ESHTE NJE FAN NOL NE CDO GJE.
    LUM SHQIPERIA!!!

  12. Petrit says:

    Me pelqeu shume pyetja retorike: cili do te ishte edi i sotem Po te mos ishte ne politike ? ?????.
    Nje artist ne heshtje rrugëve të parisit ?
    Apo do te kishte krijuar nje formacion politik te tijin??????.
    Pergjigjia eshte e thjeshte:!!!
    As artist nuk do te ishte sepse nuk ka qenë kurre nje i tillë.
    Sepse nese din dikush nje ekspozite me piktura apo nje liber te shkruar apo perkthyer perpara se te futej ne politike te na e thote.
    As politikan nuk do te ishte sepse nuk u bë kurrë nje i tille.
    Nuk ja ka idenë e te berit politike e as shtet.
    Synimi i tij eshtë te vjedhë , te vjedhë, te vjedhë sa më shume te jetë e mundur.
    Dhe pasi te ketë vjedhur ne maksimumin e mundshem do terhiqet nga gjithçka per te shijuar ato çka ka vjedhur.
    Perderisa ne shqiperi nuk ka se kush ta hetojë , ta burgosë , dhe t’ja sekuestroje gjithe çfare ka vjedhur ai do te jetoje i “lumtur “ ne ndonje cep te globit.
    Complimenti gazetarit per lepirjen.

  13. Alfonsi says:

    Funderrinat e shqupit,ata qe nuk I leshojne bolet e fishkura te sali qelbesires nga goja I japin vetes te drejten te gjykojne rame legjendarin.Ptuuu bastardet te perdhosur.

  14. eli-tiv says:

    …mund te startojne shume njerez sebashku…por njeri behet..Potenciali i tij intelektual eshte jashte normales.Kundershtaret e tij qofte edhe ata politike duket te vegjel deri ne qesharake…jo vetem qe kane disnivel te madh por as nuk koceptojne dimensionet e tij…E quaj fat qe e kemi..!!

  15. katarakti says:

    Pêr momentin mbetet më i miri. Në mënyrë absolute. Të tjerët janë të gjithë zero e më poshtë. Ky mezi e kalon klasën me një 5 me shkelma. Edi do të jetë në krye të vendit deri sa të mërzitet vetë. Nuk ka lulushkë apo saleh që t’ia rrezikojë pushtetin.

  16. Vlesh says:

    Ma paske merzit Qim Mefmetin e Meqedonise! Mos bre burre!
    Si bre burre e vendos ER ne rrang me A. Xhaferin! Po eshte Kimi i pari! Qe njehere ne jave ja fut si kau mushkes medemek se eshte shkrimtare i shquem”!

  17. populli dele says:

    edi ne europ do ishe nje drogaxhi ; nje lypsar ; asgja ma teper; toçi nano ; i tha te morra nga parisi me thonje te pa prem; e tashe ashte shok me salen , lulin , liken.

  18. Benet Beci says:

    Tamam o morr I kuq. Rama eshte atipizimi I loqes. Loqja tip eshte vetem per shurre. Rama – loqja atipike eshte edhe si clitoris I pakrehur.

  19. Luka says:

    Shume bukur e ke analizuar nje ane te personalitetit aq te spikatur te kryeministrit tone Rama. Dhe pyetja ne paragrafin e fundit eshte me shume vend. Por nuk besoj qe z. Rama te mos e kete menduar edhe ardhjen pas tij. I mençur, punetor, vullnetmadh, largpames e atdhedashes si ai me siguri do te beje diçka per te mos na lene ne duart e vrasesve dhe zhvatesve te Shqiperise.

  20. Kasolle ku na mblodhe o Kasolli says:

    Ti Kasolle! Moj kasolle ku na mblodhe! PO flet o car per zhgarravitesin apo kryeministrin? Ky qe nuk ka asnje ministrr verior?! Ky qe ata te jugut i puneson me nje passporte ose certifikate me fotografi dhe verioreve nuk iu pijne uje mastera e doktoratura dhe kur i marrin ne Harvard Oxford??!! Ky qe me kelyshet e soros e minoritare shkaterruan vodhen e shiten shqiperi dhe interesat e shqiptareve??? Sa euro te paguajne per kete zhgarravine tenden??? Mercenare te shkerdhyer para e mbrapsht! Ky qe do te perdhose e shkaterroje opoziten??? Qe fshiu gjykata e drejtesi? KY DHE KELYSH I NANOS E DHJAKS I BERISHES??!!

  21. LILOLABJA says:

    Burrat si Edi Rama fatkeqesisht vine 1 here ne 100 vjet.
    Edi Rama tashme ka shkruar histori

    1. Humo Risti says:

      Ju idiotet e laberise e shkruani historine kollaj fare, me bythe.

  22. Nje Skeptik i Pademshem says:

    Une di te them qe Edvin Rama ishte fatkeqesia e rradhes e popullit shqiptar me ata qe zene kryet e vendit. Te tjerat jane pallavra per te fituar ndonje sufllaqe.

  23. Sul Korriku says:

    Eshte nje ndër meritat me te medha te F. Nanos. Vetem ne kete rast mundet qe F Nano ta munde E. Ramen.

  24. Agimi says:

    Nje analize e qelluar. Edi vazhdon te mbetet nje “tiger e vetmuar” ne politiken shqiptare. Me oratorine, kreativitetin, impulsivitetin dhe energjine titanike ai ja siguruar vetit nje vend meritor ne historine tone politike. Nje tejet objektiv qe merr ne konsiderate edhe faktoret rrethanore qe e mundesuan triumfin e tij politik. Por edhe shkathtesine e Edit per ti shfrytezuar keto kushte politike. Deshem apo nuk deshem ta pranojme Edi tashme e ka bere historine.

  25. Trimi says:

    E veretete, Rama e posedon nje retorike te mprehte. Here permbajtesore, here cinike, here shpotitese, e here polemiste. Te impresionon me paraqitjet e tij. Po ashtu ka nje karakter luftarak. Dhe ky fakt e ka bere ate te dallueshem. Te ndryshem nga shumica e politikaneve tjere shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje