COVID në Australi, patrullim edhe me helikopterë, 500 dollarë gjobë për ata që nuk mbajnë maska

1 Gusht 2021, 13:35Bota TEMA

Edhe Australia po përballet me përhapjen e variantit Delta. Ndërsa shumë vende me nivel të lartë vaksinimesh po rihapen,  Australia po i përmbahet strategjisë së saj Zero Covid.

Nga e shtuna atje janë futur në përdorim helikopterët dhe ushtria për të zbatuar bllokimin “Zero Covid”, ndërsa mijëra policë u panë në qendrën e Sidneit për të garantuar zbatimin e rregullave dhe vendosjen e një gjobe prej  500 dollarë për ata që nuk mbajnë maskë.

Sirenat u dëgjuan në të gjithë qytetin dhe një mesazh u transmetua nga altoparlantet: ‘Ky është urdhër i organizatës së shëndetit publik – mos shkelni rregullat – do të gjendeni dhe do tu vihen gjoba.’

Autoritetet ishin përpjekur të eliminonin të gjitha rastet përmes izolimit dhe kufijve të mbyllur, por vetëm 17% e të rriturve janë vaksinuar dhe shqetësimet tani po rriten mbi përhapjen e virusit në të gjithë vendin.

Kjo është edhe arsyeja që më shumë se 1300 efektive policie ngritën një rrjet të bllokimeve të rrugëve në një shfaqje masive të forcës për të shmangur përsëritjen e protestës së dhunshme kundër bllokimit të javës së kaluar.

Kjo lëvizje vjen pasi kryeministri Scott Morrison kishte nisur një plan me katër faza për kthimin në liri, por tha se 80% e të rriturve do të duhej të vaksinoheshin para se kufiri të fillonte të hapet.

Pesë milionë njerëz në Sidnei janë nën një urdhër të rreptë të qëndrimit në shtëpi dhe autoritetet këtë javë kanë përshkruar kufizime edhe më të rrepta për disa periferi të prekura më keq, përfshirë testimin e detyrueshëm dhe vendosjen e maskave jashtë.

Ndërkohë nga e hëna, rreth 300 ushtarë  do të ndihmojnë policinë të shkojë derë më derë për të siguruar që njerëzit që kanë rezultuar pozitivë janë duke u izoluar.

3 komente në “COVID në Australi, patrullim edhe me helikopterë, 500 dollarë gjobë për ata që nuk mbajnë maska”

  1. tipidhecufo says:

    regjimi ve ushtrine dhe policine kunder popullit.
    Demokraci jo shaka

  2. Korcari 1 says:

    Dje,te shrine ishte planifikuar nje proteste ne tender te Sidneit po ishinn mobilizuar rreth 10.000 police dhe ushtria te cillât bllokuan gjithe kalimet per ne tender te qytetit.Ka nje lockdown prep 1 muaji the nuk ke te drejte te levizesh jo me shume se 5-10 km nga adresa ku jeton.Keshtu qe duke ditur se njerezit nuk jetojne ne qender ku vetem punohet vinin nga zona jashte qytetit dhe pasi bllokoheshin ,gjoboheshin dhe nuk arrinin te vinin ne qender.
    Njerezit nuk duan vaksine duke pare dhe deshtimin ne vende si Izraeli ku kerkohet vaksina e trete die nuk ka asnje garanci nga berja e sai qeveria po ben pression te jashtezakonshem per ti detyruar njerezit .Mediat jane ne kontroll te qeverise,censura eshte e forte dhe i vetmja media e pavarur si SKY news AU qe ishte kritike u mbyll dhe nuk ka astje lajm se cpo ndodh ne Europe ose minimizohet.Protestuesit u quajten kokbufa nga Ministri i rendit ketu dhe Ministri i shendetsise pranoi qe Australia eshte nen NWO.Gjendja eshte e tensionuar dhe qeveria po pritet te shtrengoje akoma nuk perjashtohet te kete revolte popullore megjithse Australia ka censuren che kontrollin policor me te rrepte ne perendim.
    Ky eshte realiteti I sotem ne Sidnei

  3. Ish pd-isti says:

    Regjimi i sat’ eme more debil i dhier deri ne qafe.
    U bene skizot si puna jote te japin leksione injorance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje