Beteja me COVID, më shumë se 4 mld doza vaksina në të gjithë botën, kryeson Kina

1 Gusht 2021, 13:00Bota TEMA

Më shumë se 4 miliardë doza të vaksinave Covid-19 janë injektuar në të gjithë botën, ku lista e vendeve më të vaksinuar kryesohet nga Kina.

Ndërkaq, Izraeli ka filluar administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60-vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para të Pfizer, të paktën pesë muaj më parë.

Vaksinat kundër Covid-19 në të gjithë botën i kanë tejkaluar 4 miliardë 104 milionë doza.

Sipas faqes “Ourëorldindata.org”, ku janë përpiluar të dhënat e vaksinës Covid-19, Kina është vendi me më shumë vaksina në planet, me 1 miliardë 640 milion doza, e ndjekur nga India me mbi 461 milionë.

Ndërkohë Izraeli ka filluar administrimin e dozave të treta të vaksinave të Covid-19 për personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy dozat e para të Pfizer, të paktën pesë muaj më parë.

1 komente në “Beteja me COVID, më shumë se 4 mld doza vaksina në të gjithë botën, kryeson Kina”

  1. tipidhecufo says:

    Dmth Kina mori dhe nje medalje ari ne lojrat olimpike shiringave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje