FOTOT: Poezi dhe art në rrugët e Durrësit

2 Gusht 2021, 20:27Lifestyle TEMA
FOTOT: Poezi dhe art në rrugët e Durrësit

“Nga vagabondët me cigare,

ti mos tremb e dashur kot,

imazhin tënd as dinozaurët,

shekuj më parë se shtypën dot”, janë vargjet e Kadaresë që janë shkruar në vijat e bardha të një prej rrugëve në qytetin e Durrësit.

Këto vargje të Kadaresë dhe por edhe tjera vargje Koliqit do t’i ndeshni në disa nga rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit, që përmes tyre dhe vizatimeve fton publikisht për ta kthyer vëmendjen te e bukura dhe leximi.

Durrësi i bashkohet kështu shumë qyteteve të botës që zgjedhin dizajnin urban në vijat e bardha për të komunikuar nëpërmjet imazhit.

6 komente në “FOTOT: Poezi dhe art në rrugët e Durrësit”

  1. CHRIS says:

    Chris,
    Nuk besoj se eshte nje ide e mire mbasi reziku i aksidenteve automobilistike mundet te shtohet. Njerzit mundet te humbin perqendrimin pas do lexojne vargjet e nuk do ndjekin qarkullimin e veturave.

  2. Vetëm duhet vënë një tabelë aty “Mos lexo duke kaluar rrugën, se mund të bëhesh lapidar”

  3. Whitesnake says:

    Jo Chris!
    Kalimtarët i lexojnë vargjet kur janë në trotuar.
    Po të ishin në mes të vijave atëhere mund të flisnim për këtë që parashtron në komentin tënd.
    Kështu që një big like për këtë Bashki goditur e tronditur nga termeti, përmbytja dhe pandemia.

  4. Ideali says:

    U pika! Vargjet ne mes te rrugeve i duhen durresakeve… Durresi s ka biblioteke. Fasade, fasade… Poshterim. Te shkelesh mbi vargje poeti. Je me keq se nje dinosaur. Po dinoseur qe e shuan poezine dhe artin. Biblioteke bashki e dashur, biblioteke. Shitje klienteliste vargjes te kadarese per vagabondet me cigare. Mos te kete frike e dashura se imazhin tend as dinosauret ne shekuj s e shemben dot. Po e shperfytyroni ju rilindasit imazhin e Durresit si askush. Dhe tani talleni.Cila mendje e ka shpikur kete tallje. Turp/Autori i tyre ose eshte i vdekur, ose vazhdon te kete etje per lavdi.Nga larg, natyrisht.

  5. DuDu says:

    Dinosauret nuk e shkaterruan dot, por Rilindja me eskavator e beton i shkuli e i shfarosi pergjithmone nga faqja e dheut.
    Fantazia e parellinjve ne Shqiperi mbaron me pallat, restorant, kafe dhe vile!
    Mjerim cfare diamanti kane ne dore dhe si e perdorin.
    Klasi dhe urtesia jane produkt i zhvillimit e qyteterimit nuk mund te jene produkt i babezise e i barbarise.
    Shikoni, Pragen, Budapestin, Firencen, e mijera qyteza ne Evrope te ruajtura e te pikturuara si syte e ballit – nuk i kane bere mafiozet por urtesia. Ne shqiperi dominon hajaduteria dhe hajduti si menyra me e perhapur per te siguruar jeten. Akoma rruge shume e gjate por uroj ne kete rruge te shpetoj dicka nga pasuria e madhe qe kemi, se mund te mberrime ne fund me Shqiperine e tera si komuna e parisit qe eshte Gaza Strip por injoranca e mban per lagje te mire.

  6. Asd says:

    Perdorni vargjet e Ndre Mjedes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje