Një yll i TikTok me 1.7 milion ndjekës ka arritur një Rekord Botëror Guinness, për gojën më të madhe femërore.
Samantha Ramsdell, 31 vjeç nga Stamford, Connecticut, është bërë virale disa herë falë pamjes së saj unike, me gojën e saj që e hap 6.5 cm.
Tani ajo është futur në Guinness dhe është e lumtur që më në fund tipari që deri tani i ka dhënë pasiguri, po vlerësohet.
“Të jesh 31 vjeç dhe të jesh në gjendje të kesh një rekord për diçka për të cilën isha aq e pasigurt, diçka që doja ta mbaja aq të vogël, është e mrekullueshme sepse tani është si një nga gjërat më të mëdha, më të mira për mua”, shpjegoi ajo.
“Do të këshilloja këdo që të kthente pasigurinë në siguri dhe nëse dikush mendon se ka dicka që nuk e ka asnjeri, të shkojë në Guinness. Bëjeni atë pasurinë tuaj më të madhe. Është superfuqia juaj. Është gjëja që të bën të veçantë dhe të ndryshëm nga të gjithë të tjerët që ecin përreth”.
Samantha fillimisht hapi llogaritë e saj në mediat sociale për të treguar aftësitë e saj të performances duke mos ditur kurrë se tipari i saj do të tërhiqte një vëmendje të tillë.
Në vitin 2019, Samantha kishte vetëm rreth 300 ndjekës në mediat sociale, por ajo tani ka 1.7 milion fansa në TikTok.
“Kam humbur mbi 50 kilogramë dy vjet më parë dhe kam rifituar besimin tim”, tha Samantha më parë në nëntor 2020.
Filloi të merrte mësime për të kënduar, pastaj të postonte videot e saj të këndimit në Instagram. U dashurua me improvizimin dhe komedinë dhe filloi të postonte më shumë në mediat sociale.
“Unë hapa TikTok në vjeshtën e vitit 2019, por nuk fillova të postoja në mënyrë të vazhdueshme derisa u shfaq Covid, rreth prillit 2020.
“Fillova të bëj shumë video gjatë karantinës, bëja video qesharake, skeçe komedi dhe parodi këndimi. Por çdo video që përfshin gojën time dhe fytyrat që mund të bëj u bë virale”, thotë Ramsdell.
Ka vdekur Vaçe Zela, pa e di unë që kishe për të fituar Giness ti para saj.
E frikeshme nji goje Gruaje aq e madhe ?
sidoqofte suksese .
Per çibuqe fiks
Joooooo me te madhen ne bot e ka sali berisha por na kishin zene lesh syte, tani qe amerika po i mat gojen berishes dhe ne hoqem leshin nga syet po shikojme se si permbyset perbindeshi i ketyre 30 vjeteve qe me ate goje te shemtuar pergojoi gjithe dynjane
Keshtu qe kjo goca eshte zbuluar vone, megjithate
Good luck girl
Njoh një vajzë unë…
Me nji goje te tille , kjo mundet me thy disa Recorde lol?
e merka me gjithe rrota po te doje