Mbesa e princeshë Dianës duket se ka kaluar ditë feste me miqtë e saj para ceromnisë së dasmës me miliarderin 62-vjeçar. Dailymail ka siguruar foto gjatë udhëtimit rreth rajonit të Firences, në Itali.
Në foto shihet se grupi kishte bërë një turne me makinë rreth zonëve vreshtore italiane, ku një prej pronarëve kishte realizuar fotot. Kitty me shoqet kishin pozuar në motoçikleta epoke dhe kishin ndaluar në bujtinën e familjes Luiano në rajonin verë-prodhues të Chianti. Pronari përmes lajmeve kishte zbuluar se Lady Kitty Spencer ishte mbesa e princeshë Dianës dhe ndihej i nderuar, që e kishte mirëpritur atë.
“Ne gjithmonë mirëpresim nuset nga e gjithë bota, por u nderuam për nusen speciale Kitty që pritëm për celebrimet e saj paramartesore! Mezi presim nuse të tjera në Luiano!”– shkruan Alessandro në rrjetet sociale.
Lady Kitty Spencer dhe miliarderi 62-vjeçar, Michael Leëis u martuan në një kështjellë të shekullit të 17-të në fundjavë “Villa Aldobrandini”.
Ç pidh njomzak prandveror qe qi 62 miljard vjeçari mer !
Ky tip paska le perpara Big Bengut ditlindjes s universit..