Studimi i ri: Të dhëna të gabuara, në Mars nuk ka ujë

30 Korrik 2021, 17:45Lifestyle TEMA

NASA po eksploron Marsin me shpresën se në planetin e kuq ka jetë. Por të dhëna të reja tregojnë se shkencëtarët që e kanë menduar këtë gjë, kanë gabuar.

Ajo që studiuesit dikur besonin se ishin liqene me ujë të lëngshëm që fshiheshin nën sipërfaqen e Marsit mund të jenë në fakt depozita balte të ngrirë. Shkencëtari kërkimor i Institutit të Shkencave Planetare në Britani, Isaac Smith thotë se një analizë e re e të dhënave të marra nga mjeti MARSIS në anijen kozmike “Mars Express” të Agjencisë Evropiane të Hapësirës hedh poshtë idenë se në Mars mund të ketë ujë!

Duke pasur parasysh se do të duheshin sasi të konsiderueshme të nxehtësisë dhe kripës për të mbajtur ujin në Mars, Smith thotë se është më e besueshme që mineralet e njohura si smektite, një lloj argjile që është i ngjashëm me shkëmbinjtë vullkanikë  të jenë të shumta në Mars, është ajo që bëri që shkencëtarët të mendojnë se kishte ujë në këtë planet. Studiuesit ftohën smektitet në laborator në -45 gradë celsius. Në këtë temperaturë, smektitet mund të japin sinjale sikur janë pellgje me ujë. Sipas NASA -s, temperatura mesatare në Mars është afërsisht -81 gradë celsius. Smith është i bindur se liqenet që përbëhen nga uji i lëngshëm ‘është e vështirë të jenë rezistentë në këto temperatura, por jo të gjithë janë të bindur.

“Në shkencën planetare, ne shpesh po e afrojmë rrugën tonë drejt së vërtetës,” tha Jeffrey Plaut nga NASA në një deklaratë të veçantë.

Studimi i ri është botuar në revistën “Geophysical Research Letters”. /

3 komente në “Studimi i ri: Të dhëna të gabuara, në Mars nuk ka ujë”

  1. Marsian says:

    E verteta eshte se ka Delta, jo uje.

  2. LWS28 says:

    Këta meren me punët e Zotit duke harxhuar triliona dollarë duke kërkuar jetë dhe ujë në hapësirën e pafund që komandon Zoti, ndërkohë që punët në kopshtin tonë zoologjik (planetin Tokë) shkojnë keq e më keq. Po vdesin njerëzit nga etja dhe po bëhet luftë për ujë në zona të Afrikës , Azisë dhe Amerikës së Jugut. Po vdesin njerëzit nga uria dhe sëmundjet. Varfëria kërcénon njerézimin dhe si pasojë njeriu i varfër shkatërron natyrën.
    Të pasurit e botës lënë lekë për të ndërtuar raketa për të ikur nga Toka, ndërkohë që Toka nuk është ekspluruar e tëra dhe misteret e saj janë të pafund.

  3. Ilia Toli says:

    Shumë jeni ulur që merreni me budallallëqe të tilla. Akulli ujë është, dhe uji i kripur. Si gjithmonë, i bëni gjërat enigmatike. Dihet që në Mars ka jetë në nivelin e mikrobeve. Këtu budall jam unë që merrem me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje