PD: E kemi mision të ndajmë politikën nga krimi dhe korrupsioni, Rama bashkëpunëtor i tyre

4 Gusht 2021, 18:50Politika TEMA

Partia Demokratike shprehet se ka mision ndarjen e politikës nga krimi dhe korrupsioni.

Në një deklaratë për mediat PD shprehet se sot ka mbërritur tek ta një denoncim mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës duke theksuar se nga ky operacion është zbuluar një parcel e madhe me kanabis si dhe është ndarluar oficeri i Policisë Gjyqësore Kastriot Bicukaj.

Sipas PD, kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK po oficeri është lënë i lirë falë mbrojtjes politike.

“Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike.

Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin. I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës.

Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjellur me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërrmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet.

Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre”, shkruan PD.

11 komente në “PD: E kemi mision të ndajmë politikën nga krimi dhe korrupsioni, Rama bashkëpunëtor i tyre”

  1. Aleksander says:

    Shifni kush flasin,
    Kriminelat e pd qe kan hy ne politik me pshtua prej gjykats.
    Hajde injoranta hajde.
    Po kush ju beson ma ju o te pa fe.

    1. Shqipëria digjet, kurva Basha krihet says:

      Keta zhvleresojne çdo gje qe mund te thuhet kunder Rames. Nuk te lene të kritikosh qeverinë, sepse del Basha dhe bastardon gjithshka.

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ju jeni vet krimi

  3. Banori says:

    Po bejme mbi 15 vjet qe e degjojme kete shprehjen se Rama eshte i lidhur me krimin. E thoshit edhe kur ishte Jryetar i Bashkise Tirane. Madje cilesonit se vete e u blenpaketa cigare krimineleve . Nuk na bejne pershtypje keto shprehje. Po patet fakte shkoni ne prokurori. Bere te merzitshem me keto cilesime. Se sa jeni te shkeputur nga krimi e dim,ndaj dhe u lam ne opozite perseri sepse jeni po ato fytyra te njollosura ne veprime hajdutlleku dhe krimi .Madje Kryetari Juaj dhe lideri shpirteror i juaj akoma u pikojne duar gjak nga gjaku i te vrareve me 21 janar. U kemi njohur me dhembe e dhemballe. Madje na beheni te neveritshem jo vtem kur u shikojme e degjojme ,por edhe kur shkruani. Fakte , fakte konkrete e bindese. Sot degjuam se edhe ajo dosja e Dibres ishte e porositur dhe e nxoret pas dy vjetesh ,pasi ua kishte dhene prokurori Hajdermataj,vegla qorre e Saliut. Po,po jeni shume naiv ne te berit politike.

  4. Vlesh says:

    Spaku eshte per autoritet e te larta politiko dhe shtetrore: psh SB,etj. dhe jo nje police i thjeshte ne Puke.

    1. Mashtrusi says:

      Beje padi ne prokurori qe te besojm.
      1. Z.Topi thote qe ju nuk jeni I besushem, gjthashtu Zj.Topalli thote se genjen kur e pyet dhe per oren. Kur kryedemokratet nuk te besoj ,perse duhet te besoj populli.

  5. A says:

    Ju jeni hiena dhe misioni juaj i vetem eshte mbledhja mbas kermes.

  6. CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    F U C K YOU CRIMINAL PD !!! ALL Politician in the LAST 30 YEARS ARE : MAFIA , CORRUPTED , ORGANIZED CRIME , NARCO-TRAFFICKERS , THIEVES !! ?????
    ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST ONLY ?? and GREAT AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ !!
    GOD BLESS ❤ YURI ❤ KIM and her LOVELY ❤ FAMILY !! THE ONLY and the LAST HOPE for ALBANIAN ?? PEOPLE ,
    is USA ?? and AMBASSADOR YURI ❤ KIM ❤

  7. CaC Angjeli BURRË i LIG HAJDUT , MASKARA , I KORRUPTUAR , GRABITQAR dhe SHUSHUNJË e PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! ⚖⚖⚖ says:

    F U C K YOU CRIMINAL PD !!! ALL ALBANIAN ?? Politician in the LAST 30 YEARS ARE : MAFIA , CORRUPTED , ORGANIZED CRIME , NARCO-TRAFFICKERS , THIEVES !! ?????
    ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST ONLY ?? and GREAT AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ !!
    GOD BLESS ❤ YURI ❤ KIM and her LOVELY ❤ FAMILY !! THE ONLY and the LAST HOPE for ALBANIAN ?? PEOPLE ,
    is USA ?? and AMBASSADOR YURI ❤ KIM ❤

  8. gjergji says:

    PD parti super kriminale e qe ne asnje vend te botes nuk ka e nuk mund te kete parti kaq shume kriminale.Per interesa partiake e veecanarisht individuale shkatrroj at industri ekzistuese e ndertuar me shume mundime per 45 vjet duke vjedhur e grabitur cdo gje e kudo.Vendosje e pasurive te tundeshme e patundeshme nga familjet Berisha e Shehu apo edhe drejtuesve kryesor politik te PD erdhen si pasoj e hajdutllekut partiak,KORRUPSIONIT te habiteshem partak e ne vecanti individual, ne ato permasa sa ajo eshte shembull negativ i nje korrupsioni masiv partiak

  9. AGUSH says:

    Ka qene parcella juaj se NDRYSHE JU nuk flisnin kur prishjen parcea qe nuk I KENI JU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje