Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka folur rreth situatës të vatrave të zjarrit në vend.
Situata sipas tij është më e rënduar në Vlorë. Ministri tha se aktualisht po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e flakëve, ndërsa pritet të vijë një ekip i specializuar nga Holanda.
Ndër të tjera, Peleshi tha se zjarret janë të qëllimshme dhe tregoi se deri më tani kanë fakte e emra konkretë të tyre.
Gjithashtu, Peleshi tha se ekipet e zjarrfikësve dhe Forcave të Armatosura nuk punojnë me mjete rrethanore, por me ato të duhurat për të vendosur në kontroll flakët, duke iu përgjigjur kështu opozitës.
“Në Pashaliman e konsideruam të fikur zjarrin në orën 20:00. Por më vonë vatra u riaktivizua sërish. Ka kaluar më e keqja, por po punojmë akoma. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake, e kjo e rrit rëndësinë që ka. Vatrat më të rrezikshme janë në Karaburun. Është djegur një faqe e malit, rreziku është prekja e Parkut të Llogarasë.
Kemi tre helikopterë në punë, po punohet në disa drejtime për të mos lejuar avancimin e vatrave të zjarrit. Që në krye të herës i kemi kërkuar kërkesë për mbështetje shteteve fqinje dhe shteteve të tjera, si Italinë, Greqinë, Turqinë, Çekinë, Ukrainën. Holanda është përgjigjur në mënyrë bujare dhe sot presim të sjellë një ekip të sajin te ne për të na mbështetur nga zjarret.
Do të jemi shumë të varfër në raport me Turqinë, që nuk kanë t’i bëjnë këtyre situatave, nuk parandalohen 100%. Jam i bindur që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ato eliminohen si përgjigje e gjithë shoqërisë, që duhet ta quajnë qytetari e jo spiunllëk për zjarrvënësit. Kemi emra, kemi arrestime, për disa ka prova edhe vatrat sa më herët të lajmërohen aq më mirë është.
Ka limite çdo shtet, sado i fuqishëm të jetë një shtet, nuk ka kapacitete për të përballuar këto situata. Nuk punohet me mjete rrethanore. Nuk është ndihmë të përdorim nota peçorative për ushtarin.
E kam fjalën për opozitën. Vlen më tepër të merremi faktin se si ka mundësi që në një moment të ndizen 10 vatra zjarri brenda një makine. Edhe për zjarrin e Karaburunit kemi emra, kam marr garanci dhe nga ministri i Brendshëm që do të ketë ndalime. Janë ndërruar tre veta, ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar që zjarret janë të qëllimshme”, Peleshi.
Debil me cfare po punon ?
Po mundohesh te shuash zjarret me kova e lopata si ne shekullin e 18-te.
5 milion euro kushton 1 Canadair avion.
5 milion euro eshte 1/8 e aferes se unazes.
5 milion euro eshte 1/3 e shumes qe i pagoni Kastratit per mirembajtjen e rruges se kombit.
5 milion euro eshte 1/6 e 30 milion eurove qe i paguani iceneratoreve edhe pse plehrat digjen rrugeve.
Harrova sa pagoni per chek-upin qe nuk beni.
e qindra tendera te tjera bastard.