Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë me situatën e rënduar të zjarreve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ALBtelecom i vjen në ndihmë me komunikim falas banorëve të zonave të prekura në Lunxhëri dhe Dukati, me 1GB internet, 100 min kombëtare dhe 100 sms falas, të vlefshme për 7 ditë, duke filluar nga sot.
Komunikimi në këto raste emergjente është jetik.
Ekipet tona teknike vazhdojmë punën për të siguruar shërbime të pandërprera komunikimi në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe zonat e prekura nga zjarret.
Këto zona shtrihen në relieve të vështira, duke krijuar kështu nevojën e një solidariteti sa më të gjërë për ta tejkaluar situatën me sa më pak dëme.
ALBtelecom mbetet i angazhuar për t’ju gjendur pranë shqiptarëve në situata të vështira, ku solidariteti human dhe suporti konkret janë më të domosdoshëm se kurrë.
jeni keputur ne bythe ,ju qifsha ropt ju dhe meros