Sot paradite ishte palajmëruar një miting i madh në Korçë kundër ardhjes së këngëtarit Bregoviç. Organizatorët e protestës ishin katër veta. Pjesëmarrësit po aq.
Pas kësaj Bilushi i Metës shpërndau për miqtë një mesazh që dyshon tek një konspiracion i Edi Ramës.
Të dashur miq!
Ajo që ndodhi sot në Korçë është e patolerueshme. Edi Rama na ka vjedhur protestën dhe në vend që atë ta bënte opozita reale në vend, e bëri ish-opozita parlamentare. Shfaqja e Jenisherit dhe Kujtim Gjuzit aty, bëri që opozita reale të qëndrojë në shtëpi. Po ashtu dhe qytetarët e Korçës e bojkotuan protestën se u është dukur fyese.
Shenjat që ajo ka qenë e organizuar nga Edi Rama janë të qarta. Pankarta e kishte emrin Gregor Bregoviç. Ngatërresa duket e qëllimshme, pasi dihet që Gregor e ka emrin djali i Edi Ramës.
Po ashtu dihet që ata katër deputetë nuk janë pare të shkojnë deri në Korçë. Dikush ua ka paguar shpenzimet që të diskreditojnë opozitën dhe të thonë ja si dështojnë protestat.
Kjo na dëmton shumë, pasi deinkurajon opozitarët të dalin në protesta.
Nga ana tjetër Bregovici ngjan me Edi Ramën në shumë pika. Të dy e kanë nënë ortodokse, të dy kanë një rrënjë katolike nga babai, të dy e kanë gruan myslimane. Kjo tregon se ai është vëllai i Edi Ramës, në gjithë pikëpamjet ndaj duhet zbuar prej Korçe.
I bëj thirrje opozitës reale t’i dalë zot kësaj historie. Vet Doktori, e ka gruan serbe, dhëndrin boshnjak, por vetë është shqiptar dhe nuk ka burrë ta ndalë në këtë rrugë. Jam i bindur se ai do te na prijë në këtë fushatë.
Doktori, gruan e parë të Zenit, djalit të vetëm, e ka kushurirë të dytë, ndersa gruan e dytë (bashkëfjetësen) e djalit, e ka fotoimazhere pa brekse, nudo, dhe e shtyn kohën duke shitur brekë për gratë e tjera, mbasi për vehte nuk i duhen…