Meta takon ambasadorin e Çekisë: Mirënjohje për mbështetjen me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve

10 Gusht 2021, 14:54Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Çekisë, Jaroslav Ludva. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se i shprehu mirënjohjen për mbështetjen Çekisë sa i takon situatës së zjarreve.

“Një takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.

E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë.

E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri. ?????”, shkruan Meta.

1 komente në “Meta takon ambasadorin e Çekisë: Mirënjohje për mbështetjen me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve”

  1. Gimi me tha per mua aty te 700-cja says:

    Po per ambasadorin nuk te teproje ndonje steme kineze ?? Vari dhe ketij nja 3a 4 cop , ne nje te ardhme do te jene shume te rendesishme , do krenohet ne Ceki kur te shkoje , dhe do u mburet cekeve : ja e shikoni si jam dekoruar ?? Me dekoroi Presidenti dhe Kumandanti I Forcave te Armatosura Shqiptare Like dylli ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje