Një këngëtar serb na ndau. Po një politikan serb, po një mijë lobistë serbë, ç’mund të na bëjnë?!

10 Gusht 2021, 09:06Politika TEMA

Nga Edmond Arizaj

O Zot! Si s’pate pak mëshirë, po na bëre kaq të pamend ne shqiptarëve!

Jo një e dy. Jo njëqind e njëmijë…

Si mundet vallë, si mundet, të rreshtohemi kaq fëmijërisht e ushtarakisht, o pas, o para, një këngëtari serb?

Si mundet vallë të kthejmë pushkët kundër njëri-tjetrit në emër të një këngëtari serb, qoftë edhe si strumbullar për të zbrazur të tjera hatërmbetje e shigjet-helmëse karshi njëri tjetrit.

Nga erdhi kjo duhmë e zezë përçarjeje?

E pandodhur edhe kur në Shqipëri zbriti ekipi kombëtar serb, dhe e mbani mend se çfarë ngarkese kishte atëkohë.

Nuk e di. Nuk e di pse kaq pamend. Veçse atje në Serbi, do jenë duke fërkuar barkun.

Një këngëtar e i bën shqiptarët lëmsh, po një politikan serb, po disa, po mijëra lobistë?!

E mos qoftë e thënë që pamendësia jonë të jetë transmetuar “kanaleve” të thashethemit diplomatik.

-Çfarë, çfarë po bëjnë ata shqiptarët.

-Hahaha. Po zihen mes veti kush e do më shumë atdheun; ata që dëgjojnë këngë serbe, apo ata që ushqehen me mall serb.

Kuku nëne, do sokëllinte baca Isë e do kthehej përmbys aty në varr, pranë Mitrovicës.

11 komente në “Një këngëtar serb na ndau. Po një politikan serb, po një mijë lobistë serbë, ç’mund të na bëjnë?!”

  1. k says:

    Serbia është shtet serioz, shqipëria shtet i degjeneruar. Ky është thelbi i pathënë I armiqsisë.

    1. Proplemi qenrone se shumica e njerzeve ne Kosove bile edhe elite e tyre nuk e ndjen fare veten Shqiptare a po Evropjane.. Por Turqe Azatike.. Prandaj eshte shume e let për të na nda says:

      Proplemi qenrone se ne Kosove shumica e njerzve bile edhe elite e tyre e quane veten Turqe dhe e ndjen veten Turke Azjatike.. Dhe tani se fundi kane zbuluare se Shqiprija dhe Amerika Jane anti kosvare dhe e urren Kosoven.. Dhe keta njerze do mundohen të perhapin urretje Ku do në Shqiprie Kosove Serbi Maçedoni e keshtu me rradhe se pse këta njerze e urren konceptin Evropjane të qenit i hapur me kulture dhe dinjitet njerzore.. Prandaj eshte shume e let që një hoxhe një klerik një lobime i huaje ta perqane kombin shqiptare se pse shume prej tyre veq jetone në keto rajone .. Se pse ralitet eshte se këta njerze nuk e ndjen veten fare Shqiptare a po Evropjane!!! Dhe çdo gjë keta njerze e dhillin me Fen

  2. Visi says:

    Jo Zotni,na ndau Edi Rama e jo një këgëtar serb.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Po po, kengetari te ndau. Do ta thote BE-ja dhe Ambasadori Amerikan ne Kosove shume shpejt kush po percan. Duro dhe do degjosh..

  4. Njeriu says:

    Këto janë gjëmat e Kurtit, i cili me kalin e trojës të pseudonacionalizmit, ka në axhendë trazira me qëllim përfundimtarë shkatërrimi e Shqipërisë dhe të identiteti shqiptarë. Vini re, që këto të zhvillime të papara filluan qysh kur morri Kurti Kosovën në dorë.

    1. Ari says:

      Fatkeqesisht duket e vertet. Po, ku do te dale, dhe cfare interesi politik ka Kurti nese kjo eshte politike e tij? Une nuk e kuptoj?!!!

  5. naim says:

    Kurti dhe Rama jane si dy bira ne nje kavall! Te dy kendojne melodin serbe ne deme te shqiptareve,jo jo nuk jane neutral.Njeri ka dale haptas tjetri asaj rruge eshte.

  6. Zana says:

    Jo Visi na ndanë njerëz si ty që për çdo budallallëk që ndodh ja hidhni fajin Ramës.Mbi te gjitha këto percarje kanë ndikuar për gjith prapambetjen që kemi trashëguar .

    1. Roberto says:

      Po ti c’merresh me Visinn?? Ky tip bashke me Taulantin dhe ca te tjere vetem vrrer nxjerin nga goja dhe flasin pa llogjike. Une nuk shoh ndonje ndarje midis nesh si Shqiptare por eshte e vertete qe Albin Kurti dhe krahu ekstremist i PD e kerkon nje gje te tille. Keto manovra do deshtojne me turp por mua me vjen keq sepse te jetosh ne vitin 2021 dhe te mendosh si ne 1021 kjo eshte per te vene kujen. Akoma keta mendojne se njerzit jane budallenj dhe sy mbyllur si me pare?? Po ik or ju q… trute te gjithve se nuk do pyes une se ke degjoj. Kam degjuar muzike Italiane qe ne klasen e trete fillore ne kohen e Enverit dhe nuk kam patur asnje problem. Kishte edhe nga ata qe pelqenin muziken Jugosllave bile neper plazhe degjoje muzike te huaj ne radiot e gjithsejcilit (kush kishte radio dore). Nuk kam pare asnje qe te ngrihej e te thoshte gjysem fjale perjashto ca kokrra. A kemi degjuar muziken greke?? A e dini ju sa Shqiptare nga persekutuar,torturuar,debuar(popullin Cam) vrare etj etj Po Italia qe na ka pushtuar?? Po Ameriken qe e quanim imperialiste? Po muziken Ruse qe e quanim revizioniste?? Ca ti them une Albin koke mushkes qe duket si UFO me ate koken me cepa sikur ja kane farketuar me cekan?? Pse ju mendoni se ky monster do e kete te gjate ne pushtet?? Mbajeni mend,ketu do jemi. Nese Albin Loqja vazhdon keshtu shume shpejt do e shohi te s’emes nga ka dale.

  7. Velo says:

    Kur rri pranë qymyrit, edhe po nuk u dogje, do nxihesh. Na ka rënë radha të qeverisemi nga Albini, prandaj ndodhin këto gjëra, do nxihemi pak, se për të djegur nuk ka fuqi ai.

  8. Ragipi says:

    O Edmond idioti po si nuk te bajsh keso komente dhe sdi kush te lejon te bajsh koment te veqsnte ne gazete. Po shko ne dreq kur nuk je ne gjendje te kuptojsh se nuk asht muzika o ahmak budall po ka aty dicka tjeter o medioker i leshit we del ketu me te lexue komentin e nji budallai trus bythen aty ku je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje