FOTOT: Aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë të shumëfishtë

11 Gusht 2021, 14:20Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur amerikane Christina Applegate është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë.

49-vjeçarja me anë të një postim në “TWitter” njoftoi se ishte diagnostikuar me këtë sëmundje disa muaj më parë. “Ka qenë një udhëtim i çuditshëm. Por unë jam mbështetur aq shumë nga njerëzit. Ka qenë një rrugë e vështirë, por siç e dimë të gjithë, jeta vazhdon”.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, nuk ka shërim për të por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës.

 

1 komente në “FOTOT: Aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë të shumëfishtë”

  1. Baliu says:

    Ka luajtur ne serialin e paharrueshem “Al Bundy” te viteve 80-te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje