Historia prekëse e kukullës gjigande që shëtit në 7 shtete

12 Gusht 2021, 09:15Lifestyle TEMA

Amali është kukulla që do të përshkojë 8000 km nga Turqia në Angli, në një udhëtim që përfaqëson historitë e miliona fëmijëve refugjatë që janë të detyruar të lënë vendlindjen madje shpesh herë edhe pa prindërit e tyre.

Nisma e quajtur “The Walk” është një pjesë e një projekti për të rritur ndërgjegjësimin e vështirësive që hasin emigrantët nën moshën 18 vjeç.

Maskota gati 4 metra e gjatë do të kalojë kufijtë e 8 shteteve, fillimisht në Turqi, Greqi, Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe në fund në Mançester të Anglisë më 3 Nëntor. Ecja e kukullës mundësohet nga 4 animatorë profesionistë nga një person tek secili krah, një tek pjesa e shpinës dhe një brenda trupit.

Drejtori artistik i projektit Amir Nizar Aubi, është shprehur se është pikërisht fokusimi i botës në probleme të tjera që i jep kaq rëndësi këtij projekti për ta kthyer fokusin në krizën e refugjatëve.

Amali është bazuar nga një personazh nga Goog Chance Theatre dhe një produksion i tyre i titulluar “Xhungla”, një vepër për refugjatët e kampit Calis në Francë, ku tregohet historia e një vajze siriane që kërkon nënën e saj.

Tashmë Amali ka përmbushur pjesën e parë të udhëtimit të saj nga kufiri Turqi-Siri dhe do të niset për në Greqi. Në çdo qytet ku do të ndalohet do të zhvillohen festivale dhe mblidhen fonde  për ta mbështetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje