Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka deklaruar se deri më tani mbi 70% e qytetarëve kanë marrë të paktën një dozë kundër koronavirusit.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, pasi vaksina është arma e vetme kundër virusit.
“Ne duhet të vazhdojmë me vaksinimet. Vaksinat janë mjeti më i mirë për hapur një sezon tjetër dhe arma e vetme kundër Covid”, është shprehur ai.
Mjekët në Itali kanë bërë thirrje që fushata e vaksinimit të shtrihet gjerësisht tek fëmijët, para fillimi të vitit të ri shkollor.