Rikthehet transporti ajror, tregun shqiptar e dominojnë linjat low-cost

14 Gusht 2021, 21:50Ekonomia TEMA

Industria ajrore ka nisur rimëkëmbjen pas goditjes së fortë që mori prej pandemisë, ku shumë shtete bllokuan kufijtë apo vendosën masa të forta për lëvizjet. Rihapja e kufijve të BE-së dhe sezoni veror kanë rikthyer lëvizjet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë, si dhe të shqiptarëve që kryejnë vizita jashtë vendit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për gjysmën e parë të vitit, 756 mijë pasagjerë kanë udhëtuar me anë të transportit ajror. Me muajt Korrik-Gusht-Shtator që sjellin mbi 35% të totalit të udhëtarëve në vend, pritet që shifra në fund të vitit të jetë sa dyfishi i fluturimeve gjatë 2020-ës.

Destinacionet kryesore pavarësisht kushteve vijuan të jenë Milano, Roma, Stambolli dhe Londra, me Italinë që zë pjesën dërrmuese të udhëtimeve. Ndërsa edhe ecuria e charterave, që kryejnë fluturime të posaçme për turistët ka pasur një ecuri të kënaqshme.

Por pavarësisht se preferencat në destinacione nuk kanë ndryshuar, pjesa e tregut që zë secila linjë ajrore ka pësuar ndryshime madhore. Dy kompani zënë sot mbi gjysmën e tregut, me Wizz Air që zë sot 35% të udhëtarëve, ndjekur nga Air Albania me 17%. Përpara pandemisë, dy linjat më të frekuentuara ishin Blue Panorama dhe Ernest Airlines, të dyja kompani që nuk operojnë më në Shqipëri.

Rihapja e kufijve të BE-së për shqiptarët solli fillimisht një rritje të menjëhershme të kërkesës e rrjedhimisht të çmimeve të biletave. Por tregu mbetet i orientuar nga low-cost-i, me linja të tilla që po shtojnë vazhdimisht numrin e destinacioneve.

Me interes pritet impakti që do të sjellë nisja e fluturimeve nga aeroporti i Kukësit, që krahas destinacioneve të reja, premton të ulë më tej çmimet.(A2)

6 komente në “Rikthehet transporti ajror, tregun shqiptar e dominojnë linjat low-cost”

  1. taso kume says:

    BOLONJA – BUKURESHT 20 EURO , a do ta harije TIRANA keto shifra biletash ? apo sipas vendit behet dhe kuvendi?.

    1. Alds rock says:

      Romë – Tirana 13 euro. Udhëtova unë më 27 korrik. Pa bagazh kuptohet. Vetëm me nje çantë si ato shkolloret. E rezervova 20 dite para nisjes. Po e rezervove në momentin e fundit mund të jet plotë avjoni e ato pak vende in shesin 250 €.

  2. Aqifi says:

    Tirana Pisa 250€ hajde low cost hajde

  3. vlonjati says:

    Geneve-Tirane 82 Euro ne daten 28 Korrik dhe kthimi ne 5 Gusht 82.5 Euro.Cmimet kane qene te mira kete vit.

  4. taso kume says:

    Une ,Vlonjati dhe Aqifi qe duhet te jete dhe ky nga Kumja o nga çolja Vlores D,M,TH. 3 VLONJATE jemi shume afer realitetit, kurse ALDS ROKU duhet te jete nga TIRANA dhe lobon per bisneset e AVIACJONIT CIVIL SHQIPTARE nuk me duket i besushem?.

  5. Taulant says:

    WIZZAIR i ka pasur cmimet me Shqiperin edhe 20 apo 30 euro vajtje ardhje (perjashto kthimin nga Shqiperia ne muajin Gusht qe eshte nga 60 euro deri 200). Po ti presesh te pakten deri 1 jave para nisjes biletat i gjen shume lire tek wizzair.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje