Krim i rëndë në Itali, 15-vjeçarja vret nënën me thikë

16 Gusht 2021, 13:59Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 15-vjeçare ka therur me thikë mamanë e saj .

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e tyre në Bergamo. E miturapas debatit me nënë e saj  ka marrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur atë disa here.

Gruaja është gjetur pa shenja jete nga karabinierët. Edhe pse kishte vetëm një goditje, ajo ka rezultuar fatale, thonë ekspertët.

Sipas mediave, ka qenë vetë e mitura që ka telefonuar ambulancën në telefon, duke thënë: “Kam nevojë për ndihmë, godita nënën time”.

Mendohet se nënë e bijë janë grindur për montimin e një pajisje shtëpiake, të cilën sapo e kishin blerë. Adoleshentja tanimë ështëarrestuar, ndërsa policia ka nisur një hetim për të zbardhur ngjarjen.

1 komente në “Krim i rëndë në Itali, 15-vjeçarja vret nënën me thikë”

  1. Ari says:

    Shume i nderuar Z.Mero!
    Nese pak kohe te lire mund te keni , ju lutem mund te me shkruani ketu publikisht:
    1-cfare perfitimi (material, shpirteror, kulturor, etj) keni ju si gazete qe botoni nje lajm kaq te trishte?
    2- meqe e botoni per lexuesin, cfare perfitimi shpirteror, emocional, kulturor apo tjeter, do te kem une nga ky info apo lajm?.
    Faleminderit!
    P.s. nje nga mIjra mijra lexues te rregullt tepenes tuaj brilante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje