“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv

17 Gusht 2021, 14:02Dossier TEMA
“Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë,

Namik Mehmeti(Majtas)

Nga Namik Mehmeti

 Ndoshta edhe nuk më takon si gazetar sportiv, të përfshihem në vorbullën e një debati që nis nga Korça, Tirana, Shkodra e deri ne Prishtine. Po replikojnë edhe profesorë, akademikë, politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë. Secili ka të drejtën e të shprehurit pa censurë dhe këtë debat e bënë dhe më zhurmëmadh debati tjetër me përmasa diplomatike në mes ‘Ballkan i Hapur’ dhe Kosovës, ose direkt debati ‘Kurti-Rama’.

Po le të shprehem për atë që më nxiti ti kthehem kujtesës dhe të drejtohem drejtë Korçës, qytetit të kulturës europiane.

Kam kaluar ditë të bukura dhe shumë mbresëlënse në mes korçarëve me të cilët kam kalue në Kolonjë vitet e ushtrisë. Më tërhiqnin serenatat, kitarat e mandolinat , këngët të cilat I këndonim edhe në Shkodër.

Asnjëherë nuk më ka rastisë që korçaret të shfaqnin nostalgji për këngët sllave, bile edhe i urrenin ato pasi trashëgonin edhe motive antishqiptare. Aq shumë i urrenin serbët, jo vetëm serbët, por të gjithë popujt e ish Jugosllavisë sa edhe ne shkodranëve, kur shkonim për aktivitetet sportive na shënjestronin “erdhën serbët”.

Ky është një fakt që mund ta argumentojë me shumë shembuj por ai më skandalozi ishte kur ekipi i volejbollit i “Vllaznisë” sapo ishte kthyer nga turneu miqësor në Kosovë në vitin 1971.

Dihet se çfarë ka ndodhur pas atij turneu jo vetëm me ekipin e volejbollit, por me të gjithë ekipet e këtij Klubi Sportiv, të cilat u përjashtuan nga aktivitet ndërkombetare, u përjashtuan drejtues nga Partia, u dënuan me punue në zonat e Dukagjinit e Shllakut.

Dhe njolla që i kishin vënë diktaturës komuniste, se kishin pranuar dhurata dhe ma esktremistja se kishin marrë pjesë në koncertin e dhenë për nder të tyre nga kangëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha, ku në atë natë muzikore me këngë shqiptare ishin kënduar edhe këngë sllave. Pas pak ditëve, ky ekip do të luante në Korçë me Skënderbeun.

 

Dhe sapo ekipi i “Vllaznisë” kishte hyrë në fushën e lojës, një kor i tërbuar korçar, gjëmoi me thirrjet: “jashtë serbet”, “jashtë titistët”. Volejbollistët shkodranë nuk e pritnin këtë ofendim e sharje, sa e detyruan ish sekretarin e parë të Komitetit të Partisë, Enver Halili, të zbriste nga tribuna e t’i bënte thirrje spektatorëve korçarë, të shfaqnin një qëndrim më dinjitoz, ndaj ekipit shkodranë. Ai e ndërmori atë nisiativë, më shumë, se edhe ai ndihej i ofenduar si shkodran. Ndeshja u luajt sa për sy e faqe, siç thotë një proverb popullor.

Mbas 50 e sa viteve, pyes veten: si korçarët paskan kthyer shijet për këngët sllave, deri sa Bashkia ka guximin e në festën më tradicionale, asaj të Birrës të ftojë një kangëtar i cili simbolizon karieren e tij me këngen ‘Kallashnikov’, armë kjo që vrau me mijra e qindra kosovarë dhe boshnjakë?!

Në fillimet e Demokracisē u ba një përpjekje edhe në Shkodër, bile u afishuan me dhjetra reklama mbrenda një nate, në mënyrë klandestine, në sheshin e Piacës, por ndërhyrja e shpejtë e Bashkisë, e Këshillit të Rrethit, i preu rrugën një shfaqje me këngëtarë malazezë dhe serb, kur Kosova po provonte genocidin e Millosheviçit.

Dihet se në Shkodër janë këndue këngë sllave, dashurie e historike, pa dyshim me theks nacoinalist serb, edhe në kohën Diktaturës. Dhe internimi i një familje qytetare me shumë tradita në lagjen, “Çinari i Hoxhëdheut”, familja e ‘Mësuesit të Popullit’ Hysen Lohja, edhe sot kujtohet nga shkodranët, pasi në dasmën e djalit të tyre, dikush guxoi e dual mbi urdhërat e Partisë, duke këndue këngë sllave.

Aq i vërtetë është fakti që muzika sllave është pëlqyer nga shkodranët, sa në barcaletat që i’u veshën Pal Vatës, ishte edhe ajo, “kur po e shëtitnin nga lagja Kiras, pra nga Zooteknika, kur dëgjoi se nga radiot e qytetarëve muzika sllave që e shoqëroi në çdo hap, u tremë dhe tha: -Ku jam këtu ,bre burra, në Jugosllavi, mos më koritni më Shokun Enver.

Por shkodranët kur i hapën portat kosovarëve pas genocidit të serbit Millosheviç dhe u njohën me barbarizmat që sollen ‘Kalloshnikovët’ e Bregovicit, i dhanë jo vetëm bukën, por më kryesoren, i falën fjalën, buzëqeshjen, muzikën tradicionale të Shkodrës e të Veriut, u banë si vëllazën, e sot e kësaj dite trokasin në portat e njeri tjetrit, duke i gjetur ato të hapura çdo orë.

Nuk e di nëse ajo nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, si nënë, e ka ndjerē në shpirt atë mizori dhe gjakderdhje që shkaktuan ‘Kallashnikovët e Bregoviçit, a ka pasur rast të takojë një nga nënat, motrat e fëmijët që pësuan atë tronditje psiqike e shpirtërore, nga vrasjet, prerjet dhe përdhunimet?

I bindur se jo. Pasi ajo nuk e njeh respektin e dhimbjes!

Po Presidentet amerikan, Clinton e Biden, e kanë ndjerë këtë masakër, ndaj nuk kursyen asgjë për t’i falur Kosovës lirinë, e për të harruar ‘Kallashnikovët’ e Bregoviçit me shokët e tij.

18 komente në ““Kur ekipi i volejbollit ‘Vllaznia’ doli në fushë, të gjithë tifozët korçar në kor, thërrisnin: ‘jashtë serbët, jashtë titistët’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv”

  1. Cifuti x says:

    ..pordhi kali n medrese
    ..dhiu gomari ne hale..
    Tralala e tre le le…

    1. Zef Kallami says:

      Turq e Shkodres me kange nashke per allah, vec po erdhen afganet i nderrojne per ma mire.

  2. Çiano says:

    Akoma ne 71 ke nglur o nam-ik

  3. Kiko says:

    Bravo ,i kane pershkruar si jane edhe sot

    1. Noku says:

      Po ik, o Namik, se le nam.
      Në Shkodër edhe sot e tanë ditën ndihmojnë kanë serbe.

  4. Studentv says:

    Pirdh pirdh o Namik. Me mire te mos kishe shkruar se te mbaje mend per mire. Po paske qene kot fare. Po c argument eshte ky mo I moshuar I pjerdhur

  5. Titi says:

    Nuk është e vërtetë kjo që shkruan ky zotëria nga Shkodra. Në atë ndeshje volejbolli Skënderbeu-Vllaznia që u lojt në këndin e vjetër sportiv të Korçës, pranë fabrikës së birrës, tifozët korçarë kanë thërritur “hajdutët, hajdutët” dhe jo përralla me serbë e titistë. Kjo indinjatë ishte sepse lojtarët shkodranë kishin bërë skandale në hotelet e Kosovës, duke përvetësuar edhe sende hotelerie. Prandaj edhe u dënuan sportistë e drejtues të këtij klubi nga autoritetet zyrtare të kohës. Sportdashësit korçarë që kanë qënë prezentë në atë ndeshje, ndër ta jam edhe unë, janë akoma gjallë. Nuk e di pse gënjen ky ish ushtari me shërbim në Kolonjë. Do bënte më mirë të mos shkruante për këtë ngjarje, që të mos i hedhë benzinë zjarrit politik që është ndezur kot.

  6. Loku says:

    Plak pusht,korcaret kan pas te drejt se ashtu keni qen dhe ashtu jeni akoma.

  7. drini says:

    Si ka mundesi qe per dy gisht politike ktheni komplet nje qytet ne qytet injorantesh…..Nuk e di si u ndjete ju qyteti i kultures kur fashistet laciale ju versulen bashkqytetarit tuaj per kengen bela cao……..TURP!!!!!!!!!

  8. Fiqireti nga Shkodra says:

    Pu pu sa turp, qe ti more zoti Namik qenke shkodran dhe pastaj gazetare. Me fal po ti qenke me keq se talebanes.
    Epo pas 20 vjeteve te duash te krijosh keshtu ndasish nga ty qe i ghua vehte gazetare po degjoj. Jeni shqepur gjithe jeten pa kanoce me kanoce te shihnit tv serbe e tani po na del i kulluar patriot.
    Leri more njerzit te gezojne e te degjojne muzike, secili ka koken e tij per te menduar e gjykuar.
    Dhe mbi te gjitha nje kengetare cigan qe nuk ka bere kurre politike apo ti kete fryre urave te urrejtjes si ti, TURP TURP TURP.

  9. Roberto says:

    C’fare thua mor plak matuf. Shkodra njihej qe ishte fanse e Jugosllavise por dhe e Italise. Tirana gjithashtu por anonte me shume nga muzike perendimore ndersa Korca dhe jugu ishin te lidhur me muziken Greke. Te gjitha keto shpjegohen me afersine gjeografike. Ne ate kohe na pelqente te degjonim edhe kenge nga festivali i Prishtines mos gabohem,kenge ritmike qe na dukej cudi kur i degjonim ne shqip. Po lini nam me Bregovicin a thua se ka qene ai shkaktari i gjenocidit Serb ne Kosove por vetem se i paska kenduar Kallashnikovit qe Namik Carit i paska bere kaq pershtypje dhe thote qe me ate arme jane vrare me mijra kosovare. Po kallashikoven ne Shqiperi ku i le o Namik hajdari??Harrove sa Shqiptare u vrane nga hapja e depove te ushtrise nga shteti?nga Saliu?? Apo keto nuk quhen?? Ikni se late nam. Nuk mbeti njeri pa trumbetuar ” atdhetarizmin” kundra nje kengetari qe rrezik ju sheh i habitur nga larg apo me keq akoma kur ju krahason bota me kafshe apo njerez me bish prapa. Turp per keto komente qe frymezohen nga llumi i politikes ne te dyja vendet Kosove-Shqiperi.

  10. Angjelini says:

    Fakti qe ne zihna me njeri-tjetrin nese duhet te vij apo jo Bregovici ne Korce apo te hyj ose jo Sali Berisha ne Parlament tregon se sa popull i cuditshem jemi (nuk dua te perdor ndonje fjal tjeter). Nje popull largpames do diskutonte per parandalimin e zjarreve dhe edukimin e popullit per ruajtjen e ambjentit, do diskutonte per luften kundra korrupsjonit, per shtetformimin, e keshtu me rradhe. Si permbledhje, as Bregovici as Berisha nuk duhej te ishin tema diskutimi. I pari s`duhej ftuar (nuk kam asgje personale me kengtarin por me duket e quditshme prezenca e tij ne Korce) dhe i dyti duhej te kishte thyer cafen para shum koheve.

  11. Kosovari says:

    Te befsha llogjiken.. paske mbaru nga mende e kokes o shpirtzi. Po edhe sikur te ishte e vertet po pse tifozat ne stadium perfaqesojne korcaret? Nese do ishte kshu i bie qe Anglia, Italia, Gjermania, Franca apo gjithe Evropa duhet te ishin ne lufte civile cdo vit sa here fillon kampionati vendas.

  12. qazim says:

    Shkrim krejtesisht pa sens.Kesaj i thone te lexosh brockulla qe perpiqen te justifikojne nje qendrim idiot.

  13. Naum Mara says:

    Ky shkrim eshte plotesisht i pavertete. Ne Korce nuk ka qene kurre zakon te shanin ne kor ne ndeshjet sportive dhe kjo nuk ka ndodhur as ne kohen e “Vllaznise” te Ali Bushatit, qe u perfol se kishin vjedhur ne hotelet e Prishtines.
    Nese Namiku eshte gazetar i duhet per hir te profesionit te shfletoje edhe disa gazeta te kohes me data qe e nxjerrin zbuluar. Enver Halili nuk ka qene ne Korce ne vitin 1971, sepse ka erdhur si sekretar i dyte ne vitin 1975. Sekretar i Pare eshte bere me 1978. Ndaj perralla te tilla te treguara neper tavolina prane gotave te rakise ben mire mos i botoje as Tema e Mero bazes, sepse jane lehtesisht te verifikueshme.

  14. shqip says:

    Kur s’ke miell do hash krunde. Në vitin 71 mesatarja e moshës në atë takim me Vllaznine, presupozohet të kenë qenë 30 vjeç të themi. Pas 50 vitesh shumë nga ata i kanë kaluar të 80tat. Por kjo pak rëndësi ka. Një garë sportive në një ambient aq të kufizuar nuk i kalon 1000 pjesëmarrës. Të pergjithsosh 500 tifozë që bërtasin në kor me një qytet të tërë është mendjelehtësi totale. Por le të themi atë çka qenë në të vërtetë Shqipëria e 71. Për idioter që lindin e plaken enukë, por edhe për hipokritë që sillen si pas interesit. Në vitet 68-72 Shqipëria kalonte epokën më liberale të sistemit monist. Jo vetëm serbisht, por muzika e lehtë dhe ritmike kryesisht, zinin vend në jetën e përditshme. Radio Tirana në vetën e parë i transmetonte këto këngë , sidomos të shtunave mbrëma, por edhe të dielat. Nuk është aspak e vërtetë që Korça ka qenë vetëm nën ndikimin e muzikës greke. Në Korçë ka patur pa dyshim edhe shije muzikore për këngët sllave. Si mund të thuash apriori që Korçarët kishin antipati për sllavët , kur një ndër ta i bënte nder ekipit të Skënderbeut, E Kerçiç. Nëse kjo çfaqje ka qenë e orkestruar nga apartçiket e pushtetit lokal, kjo nuk e bën debatin e sotëm simetrik. Po le të vijmë te tema aktuale. Zotëria përmend disa herë fjalën “kallash” . Me këtë perifrazim di personalisht që të paktën një këngëtare është prezent me këtë emër “arti”. Ka disa këngë në shqip ku fjala kallash është prezent në tekste. Po edhe sikur të mos jetë fare, mjafton të shohësh foto këngëtarësh të armatosur me kallash apo pistoleta në duar. Të tjerë që reklamojnë jetë “sheikesh”, të rrethuar me eskortë prostitutash, hipur në limuzinë, paratë hedhur në shesh sì gjethe pemësh. A më thotë njeri që këto tekste kanë përparësi prej patrioti në krahasim me këngët e Bregovicit ? Po si mund të biesh në një lak që e ke ngritur vetë o Namik ? Thua per shkodranët që u qan zemra për kosovarët. E gjitha makina ushtarake serbe furnizohej nga shkodranët e jo nga “Korçarët”. I gjithë mllefi kudër regjimit komunist, në Shkodër kryesisht, e nxirrnin me muzikë sllave. Ky është një fakt i konstatuar katërcipërisht. Shkodranët më mirë dëgjonin këngë sllave se shqiptare. Tani që të rrimë me këmbë në tokë , për të gjithë Namiket e Bojkenet plus Albinet. Kur flasim për patriotizëm të paktën mos merrni flamurin dhe ta tundni pa kuptim. Në një farë mase të paktën sa i përket çështjes shqiptare, Korça rezulton të ketë jo pak kontribute. Në fund fare mund të mbyllet ky debat me dy arsyetime, thjeshtë praktike e pa vulgaritetin që karakterizon një pjesë të shoqërisë. Nëse nuk ta ndien te dëgjosh një këngëtar serb , mos shko ta shohësh. Nëse për “ty” axhenda e aktiviteteve artistike, sportive etj, nuk është në një linjë me këtë administratë të dalë nga shumica votuese, herën tjetër bindi “ti” qytetarët të të japin votën, dhe aty mund të ftosh të tjerë në vend të Bregovicit. Dhe e fundit. Mqs dikush ndihet më patriot se “vlleho – greko – sllavët”, siç etiketohen toskët në përgjithësi, atëherë bëj një Koncert në një vend tjetër. Dhe aty kënaqu me atë që ta ndjen. Por mos ju impononi njerëzve me histeri Nojsash e Stresi. Secili në abitatin e vet.

  15. Scutari says:

    Na rrush karin mor Namik!!

  16. ceni, boston says:

    Cjane keto budallalliqe qe tregon o Namik! Qysh kur u futen televizoret e pare dhe deri ne vitet 80 qe jam larguar nga Korca, ne korcaret e atyre viteve shikonin TV jugosllave dhe pak greke ( sepse greket kishin sinjal te dobet) . Ne vetem ato kenge na argetonin! Ti andej nga Kolonja nga ke qene as qe ke kuptuar gje per mentalitetin e korcareve dhe ajo ngjarja me ekipin shkodran eshte shume e fryre, ka pasur vetem nje person qe ka thirrur kunder Vllaznise dhe me tej cdo gje ka vazhduar normalisht. Shkodranet dhe korcaret kane bere krushqira vazhdimisht dhe e kane dashur njeri tjetrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje